Rama: Kurti dhe Vuçiq të mos dalin nga konferenca e radhës pa marrëveshje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në konferencën e përbashkët me kryediplomatin e Bashkimit Evropian Josep Borrell, ka folur rreth situatës në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nuk duhet të lejohen të ikin nga konferenca e radhës pa arritur marrëveshje.

Sipas Ramës, në të kundërtën pasoja do të jenë të dhimbshme.

“Uroj shumë që konferenca që do të zhvillohet me liderët e të dyja palëve do të tërheq vëmendje e ku do të marrin pjesë liderët e dy palëve dhe ekipet e BE-së dhe SHBA-së”, tha Rama.

I pari i qeverisë shqiptare theksoi se nëse nuk do të arrihet marrëveshja do të ketë pasoja të dhimbshme.

Edi Rama përsëriti qëndrimin e Jose Borrell, se shtetet anëtarë të BE-së kanë nisur ta humbin durimin.

Më Shumë

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit