11.8 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Kosova mirëpret rezolutën e KS për Sirinë

MPJ Kosove-logoMinistria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës përkrah fuqishëm miratimin e Rezolutës 2118 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe i bashkohet përpjekjeve ndërkombëtare për shkatërrimin e armëve kimike të regjimit të Sirisë.

MPJ shpreh bindjen se Rezoluta e miratuar më 27 Shtator 2013, është bazament i fuqishëm obligues për të garantuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare e cila kanosej seriozisht nga regjimi i Al-Assad që nga 21 Gushti, me ç’rast u vranë mbi një mijë civil të pafajshëm në periferi të Damaskut, në sulmin më të madh të këtij lloji të shekullit XXI.

Republika e Kosovës në vazhdimësi ka kërkuar që Rezoluta e KS-OKB të jetë e bazuar në kapitullin VII të Kartës së OKB-së, dhe zbatimi i saj të i jetë i shpejtë dhe i plotë. Ky akt i përbashkët i KS-OKB, dërgon një mesazh të fortë që përdorimi i armëve kimike është kërcënim i paqes ndërkombëtare dhe sigurisë, dhe dëshmon se vullneti ndërkombëtarë për t’ju përgjigjur përdorimit të armëve kimike do të jetë i njëjtë në çdo vend dhe në çdo kohë.

Republika e Kosovës është e gatshme të jetë pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të ndihmuar zbatimin e plotë të kësaj rezolute./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Trajnim në Rahovec për rritjen e gatishmërisë në emergjenca

Në Komunën e Rahovecit është zhvilluar një trajnim në tavolinë (TTX), me fokus rritjen e kapaciteteve institucionale për menaxhimin e situatave emergjente dhe forcimin...

Premiera e “Pylli”-t jepet me sukses në Prizren, vijojnë reprizat

Në Teatrin e Qytetit 'Bekim Fehmiu' në Prizren është dhënë mbrëmë me sukses premiera e shfaqjes “Pylli” nga Florian Zeller, duke shënuar një tjetër...

Lajmet e Fundit