5.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Ramadan Muja filloi të hapet, por nuk mjafton

RamadanMuja-makinaPas thirrjeve të vazhdueshme të Forumit Transparenca drejtuar kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja që të hapë vendimmarrjen, para disa ditësh ai vendosi t’i hapë takimet e tij me drejtorët për mediat dhe shoqërinë civile. Për Forumin Transparenca, ky veprim paraqet një lëvizje pozitive drejt transparencës dhe llogaridhënies, por në asnjë mënyrë përmbushje të plotë të këtyre parimeve të qeverisjes demokratike. Për këtë arsye, ne i bëjmë thirrje kryetarit të komunës që këtë veprim fillestar ta pasojë me hapa të tjerë të rëndësishëm. Hapja e takimeve ku votohet vetëm formalisht dhe merren vendimet e dakorduara paraprakisht paraqet një manifestim të zbehtë të transparencës dhe llogaridhënies.

Për të vazhduar me veprime të njëmendta drejt qeverisjes demokratike, nga kryetari i komunës kërkojmë publikimin e gjithë materialit (propozimeve) një javë para se të mbahet takimi i tij me drejtorët. Kjo do të mundësonte hapjen e vendimmarrjes dhe do t’u ofronte kohë të mjaftueshme të gjitha palëve të intersuara që të japin komente para se të merren vendimet përfundimtare. Pasi që kryetari i komunës ka krijuar praktikën e takimeve përgatitore me drejtorët (një javë para takimeve të vendimmarrjes), nga ai kërkojmë që edhe ato takime t’i hapë për mediat dhe shoqërinë civile.

Në të njëjtën kohë, duke e vlerësuar rëndësinë që ka në qeverisjen demokratike, Forumi Transparenca kërkon që mediave dhe shoqërisë civile t’u ofrohet qasje në të gjitha fazat e procesit të prokurimit publik. Ne mendojmë që komuna e Prizrenit vazhdon të jetë e mbyllur, duke e kufizuar menaxhimin e parasë publike në disa individë brenda ekzekutivit. Kjo praktikë është në kundërshtim të plotë me parimet e qeverisjes transparente dhe llogaridhënëse. Për këtë arsye, Forumi Transparenca kërkon që mediave dhe shoqërisë civile, e përmes tyre edhe gjithë qytetarëve, t’u ofrohet mundësia e monitorimit të të gjitha proceseve të prokurimit publik, nga vendimet për shpalljen e thirrjeve deri në hapjen dhe vlerësimin e ofertave.

Forumi Transparenca është trup joformal i përbërë nga aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë të Prizrenit, të cilët janë aktiv në fushën e qeverisjes demokratike dhe misioni i tij është koordinimi i veprimeve të këtyre akterëve për të rritur nivelin e transparencës dhe llogaridhënies së qeverisjes lokale të Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Latifi takon Ademin, diskutohet për standardizimin e fushave të futbollit

Kryetari i Komunës së Rahovec, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Atdhe Rama, u prit në takim nga kryetari...

Policia heton një rast dhunimi në Rahovec, i dyshuari në arrati

Një rast i dhunimit është raportuar të ketë ndodhur pasditen e së mërkurës në Rahovec. “Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i...

Lajmet e Fundit