11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Ramadani: Edhe pas 20 vjetësh, qytetarët e Suharekës ruajnë vlerësimin më të lartë për UÇK-në

Sot shënohët dita e çlirimit të Suharekës, e këtë ditë e ka kujtuar zv.ministri i Mbrojtes Burim Ramadani.

Ai ka shkruar se Edhe pas 20 vjetësh qytetarët e Suharekës, ende ruajnë vlerësimin më të lartë djemtë e vajzat e UÇK-së, njëjtë sikur për forcat e NATO-s, që u dhanë fund veprimeve çnjerëzore të forcave serbe dhe ndihmuan në lirinë dhe ndërtimin e paqes.

Ai poashtu shtoi se Kosova po bëhet gati që në dekaden ë tretë të lirisë të bëhët ppjesë e NATO-s, raporton Ekonomia Online.

Shkrimi i plotë i Ramadanit në Facebook.

“13 Qershori dita e çlirimit të Suharekës

Edhe pas 20 vjetësh qytetarët e Suharekës, ende ruajnë vlerësimin më të lartë djemtë e vajzat e UÇK-së, njëjtë sikur për forcat e NATO-s, që u dhanë fund veprimeve çnjerëzore të forcave serbe dhe ndihmuan në lirinë dhe ndërtimin e paqes.

Nga ajo ditë ne bashkarisht me vendet mike vendosëm paqen, ndërtuam institucionet, formuam ushtrinë dhe Kosova po bëhet gati që në dekadën e tretë të lirisë, të bëhet pjesë e kësaj aleance (NATO).

Përjetësisht falendërues NATO-s dhe luftës çlirimtare për liri!
Lavdi e përjetëshme dëshmorëve të kombit që sakrifkuan për liri!”

FJ

Më Shumë

Lajmet e Fundit