1.7 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Rami Berisha: Qytetarët po më “bombardojnë” me informacione për shkeljet në arsim

Rami Berisha 2Qeverisja aktuale në Prizren po akuzohet për degradim të skajshëm të arsimit. Gazetari nga Prizreni, Rami Berisha thotë se ka fakte që zyrtarët komunalë i kanë marrë deri në 6 mijë euro për t’i rehatuar njerëzit si mësimdhënës në shkolla të Prizrenit.Ai thotë se bashkëqytetarët po më informojnë për manipulime të ndryshme, të cilat sipas tij janë me të rënda se që e kishte menduar edhe vet ai. Gazetari Berisha, thotë se shumica e qytetarëve të cilët po i japin informacione për çështjen e ngritur, janë të gatshëm të dëshmojnë edhe para organeve të drejtësisë, dhe më këtë rast, ai thotë se deri më tani, nuk është kontaktuar ngë Prokuroria.

Gazetari Berisha ka vazhduar edhe sot të publikojë skandalet e arsimit në Prizren. Ai thotë se so në mëngjes nga një qytetare ka marrë informacion se si 6 mësimdhënës të boshnjakishtës japin mësim me shkollë të mesme, dhe për këtë thotë se është i befasuar, sepse publikimi i parregullsive në arsimin prizrenas, po përkrahet edhe nga bashkëqytetarët e komunitetit boshnjak.

Ndryshe, gazetari Rami Berisha, i ka dërguar letër publike edhe kryeministrit, Isa Mustafa, kryeparlamentarit Kadri Veseli, dhe ministrit të arsimit, Arsim Bajrami, për shqetësimet publike të ngritura nga ai, por deri më tani, thotë gazetari Berisha, nuk kam marrë ndonjë përgjigje nga krerët e këtyre institucioneve.Lidhur me këtë çështje, ende nuk kemi asnjë reagim nga asnjë zyrtar komunal i Prizrenit…/TV Prizreni/

Më Shumë

Hapet konkursi për poezi “Flaka e Janarit” në Malishevë

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Malishevë ka shpallur konkursin tradicional të poezisë “Flaka e Janarit”, i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve...

Ndërron jetë në moshën 91 vjeçare Brigitte Bardot, simboli seksi i viteve 1960

Brigitte Bardot, legjenda e kinemasë franceze dhe simboli seksi i viteve 1960, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare. Bardot u bë e famshme ndërkombëtarisht...

Lajmet e Fundit