22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Enver Hoxhaj sillet si ministër!

Enver HoxhajjE kanë kryetar, mirëpo nuk dinë asgjë për të. Kështu mund të përshkruhet më se miri situata në Komisionin për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës. Kryetari i këtij komisioni, Enver Hoxhaj nuk po i ndalë vizitat jashtë vendit, sikur në kohën kur ishte ministër i Punëve të Jashtme. Madje ai me vete po e merr edhe këshilltarin e tij, Bashmir Xhemaj.

Aktualisht Hoxhaj është në Jerusalem. Gazeta Tribuna ka kontaktuar me anëtar të Komisionit për Punë të Jashtme, mirëpo ata nuk janë në dijeni për këtë vizitë, sikundër që nuk janë në dijeni edhe për vizitat e tij të mëhershme. Ata e kanë kritikuar Hoxhajn për injorimin që po ia bënë në vazhdimësi Komisionit. Kjo për faktin, se nuk po e kanë asnjë informacion në lidhje me vizitat e tij.

Përveç anëtareve të Komisionit në dijeni për vizitat e Hoxhajt jashtë vendit nuk është as Administrata e Kuvendit të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar Ismet Krasniqi, Sekretar i Kuvendit të Kosovës.

E në anën tjetër, Puhie Demaku, anëtare e këtij Komisioni nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se nuk e ka asnjë informatë për agjendën e tij. “Unë si anëtare e Komisionit nuk kam asnjë informate për agjendën e tij dhe nganjëherë po më duket si ai po vazhdon të thirrët më shumë si ministër i Jashtëm se sa si kryetar i Komisionit që ka përgjegjësi ndaj anëtareve. Ai neve si anëtar po na mban në terr informativ dhe po i shkon shumë përshtati Qeverisë”, ka thënë Demaku.

Edhe anëtari tjetër i këtij Komisioni, Zafir Berisha, ka thënë se Hoxhajn po e sheh vetëm në televizor. Madje, ai shkon më larg duke thënë se për shkak të këtyre gjërave Kosova është në këtë situatë.

“Këto vizita të Hoxhajt janë vizita paralele qe po i bën ai në forme të ekskursioneve në emër të Kosovës. Unë si anëtar i këtij Komisioni nuk jam në dijeni për këtë punë. Në mbledhjet e fundit që kemi pasur, ai nuk na ka informuar asgjë për vizitat që po i zhvillon në emër të Komisionit. Kur bëhet një vizitë në emër të Komisionit duhet të jetë edhe njëri nga anëtarët e komisionit aty”, ka thënë Berisha

“Në këtë formë po vazhdohet avazi i vjetër me keqqeverisje dhe kjo e dëmton vendin”, ka shtuar Berisha.

Poashtu, Gazeta ka provuar të marrë qëndrimin e këshilltarit të ministrit, Bashmir Xhemaj, mirëpo ky i fundit nuk iu është përgjigjur pyetjeve të Gazetës.

Përveç vizitës në Jerusalem, Hoxhaj më herët ka zhvilluar vizita edhe në Francë dhe Gjermani./Gazeta Tribuna/

Më Shumë

9 vite pas ndarjes; Zayn Malik kujton fejesën me Perrie Edwards!

Zayn Malik ka folur së fundmi për marrëdhëniet e tij të kaluara nga prishja e fejesës me Perrie Edwards deri te mirëpritja e një...

Ndahen afro 700 mijë euro për ndërtimin e rrugës që shpie tek “Ujëvara e Mirushës”

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka pritur në takim kryetarin e Malishevës, Ekrem Kastrati. Durmishi dhe Kastrati, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit me Komunën e Malishevës...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit