19.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Ramos: Herët ose vonë do të kthehem

Sergio Ramos ka përshëndetur ditën e enjte stafin dhe çdo tifozë të Real Madrid-it, për herë të fundit si lojtar i Los Blancos. Ish-kapiteni, tashmë është larguar përfundimisht nga “Santiago Bernabeu” dhe pritet të nisë një aventurë të re jashtë Spanjës.

35-vjeçari përmbylli një epokë duke u thënë “shumë faleminderit të gjithëve” dhe se “herët ose vonë do të kthehem”. Duke e lënë të hapur mundësin e kthimin në Madrid, si pjesë e bordit të klubit në të ardhmen.

Në konferencën e mbajtur të enjten, ku u zyrtarizua largimi, Ramos-i ka prekur disa tema mbi të shkuarën dhe të ardhmen e tij.

Spanjolli foli për të kalurën duke thënë se “nuk kam menduar në asnjë moment për ndonjë klub tjetër. Që nga janari, kur kam qenë në treg, kam pasur disa telefonata. Por, asnjëherë nuk kam menduar të largohem nga Madridi”.

Ramos-i foli edhe për një rikthim të mundshëm te Sevilla dhe për thashethemet që e lidhin atë me Barcelona-n, por i hodhi poshtë kategorikisht këto të fundit.

“Sevilla është klubi tjetër në zemrën time, ku kalova shumë mirë, por për momentin nuk ka asgjë në tryezë për t’u rikthyer. Sa për Barcelona-n… e pamundur. Ju nuk do ta shihni kurrë Sergio Ramos-in me fanellën e Barcelona-s”, shtoi ish-kapiteni Real-it.

Gazetarët e pyetën Ramos-in, nëse do të dëshironte të qëndronte në Madrid nëse i ofrohej rinovimi dhe për mbrojtësin qëllimi ishte të qëndronte, ndonëse nuk e fshehu zhgënjimin nga klubi.

“Gjëja e parë që dua të them është se unë kurrë nuk kam dashur të largohem. Unë doja të qëndroja këtu”, shtoi Ramos-i.

“Klubi më ofroi mundësin e zgjatjes së kontratës, por për shkak të Covid ajo u ‘dogj’. Pastaj klubi më bëri mua një ofertë një-vjeçare me ulje të pagës. Doja dy vjet dhe qetësi për mua dhe familjen time”.

“Gjatë bisedimeve të fundit, unë pranova ofertën një-vjeçare, por unë u informova se nuk ishte më e mundur, se kishte një datë skadence dhe se nuk kisha dëgjuar për të”, tha ish-kampioni i Europës dhe Botës me kombëtaren spanjolle.

Katër herë fituesi i Ligës së Kampionëve me Real Madrid-in, u pyet edhe për marrdhënien me Presidentin, Florentino Perez.

“Marrëdhënia ime me presidentin ka qenë gjithmonë e mirë. Si një baba dhe bir në aspektin sportiv. Ai është ai që më solli këtu dhe unë kurrë nuk do të them një fjalë kundër tij”, tha Ramos-i, duke shtuar se “ka luftime edhe në familje”.

Ramos-i ishte pjesë e Real Madrid-it që nga viti 2005, kur u transferua nga Sevilla për shifrën e 27 milionë eurove. Me klubin e bardhë ai është paraqitur në 671 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Ish-kapiteni ka shënuar 101 gola dhe ka dhuruar 49 asiste.

Statistika këto që e bëjnë lojtarin e katërt me më shumë paraqitje me fanellën e Real-it, pas Raul-it, Iker Casillas-it dhe Manolo Sanchis-it. Ndërsa, në listën e golashënuesve historik, ai renditet në vendin e 20-të.

Në Mardrid, Ramos-i ka fituar 22 trofe. Katër Liga të Kampionëve, pesë La Liga, dy Kupa dhe katër Superkupa të Spanjës, katër Kupa Bote për Klube dhe tre Superkupa të Europës, përbëjnë 22 trofet e fituar nga Ramos-i, që tashmë pritet të largohet në drejtim të PSG-së ose Premier Ligës.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Në Prizren, sot mbahet ceremonia e diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas

Sot, në kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit”, në Prizren, do të mbahet ceremonia e diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin...

Hapet në Prizren edicioni parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës

Në Prizren u hap edicioni i parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës, organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe...

Lajmet e Fundit