15.7 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Ramush Haradinaj kërcënon me protesta

Ramush Haradinaj 1Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, duke folur për Ligjin për Ndërmarrjet për Publike, ka thënë se ka ardhur koha që të dimë se me cilën anën qëndrojmë.

“Po mendojnë se jemi duke luajtur fshehtas. Unë e kam një mënyrë timen për me i thënë gjërat, sidomos PDK-së dhe LDK-së. Tema është “Trepça”, një presion është një popull i Kosovës është i varfët që po duhet me ik për bukë, e që ne e përfaqësojmë. Duhet me zgjedh me kë duam të jemi në këtë kohë. Është e pamundur me luajt fshehtas. Një “Trepçë” është, një Kosovë është”, ka thënë Haradinaj.

Madje Haradinaj, kërcënoi edhe me protesta, duke thënë se pranvera po afrohet dhe Qeveria mund të përballet me popullin.

“E kemi një mundësi serioze me e marrë anën e popullit. Mos harroni që pranvera e koha nxehet e më pas do të përballeni me popullin. Ne duhet të qëndrojmë me popullin. Në rast se nuk e bëni këtë nuk do të keni mundësi me luajt më shumë fshehtas”, ka thënë Haradinaj.

Më Shumë

Martohet djali i heroit të Kosovës, Fetah Gega

Në një atmosferë festive dhe familjare, është kurorëzuar sonte martesa e djalit të heroit të Kosovës, Fetah Gega. Me këtë rast, urime publike ka përcjellë...

Tatimi në pronë për vitin 2026 në Prizren del në pagesë – qytetarët ftohen të respektojnë afatet

Komuna e Prizrenit, përmes Drejtorisë për Buxhet dhe Financa dhe Zyrës së Tatimit në Pronë, ka njoftuar se faturat e tatimit në pronë për...

Lajmet e Fundit