16.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Bispuri: “Burrneshat”, një rrugëtim drejt lirisë së munguar

BurrneshatPara premierës së prodhimit kinematografik “Burrneshat” regjisorja e filmit Laura Bispuri dhe protagonistja në rolin e Anna Mark, aktorja italiane Alba Rohrwacher kanë dhënë një intervistë duke shpjeguar idenë dhe qëllimin e filmit. Sipas Bispurit historia vjen nga virgjëreshat e betuara të cilat jetojnë në male në veri të shqipërisë.

Janë gra pa të drejta, madje dhe të drejtat më të thjeshta si të tymosësh duhan, të dalin të pashoqëruara vendosin që të bëjnë këtë betimin duke u kthyer në meshkuj, në këtë mënyrë kanë lirinë dhe të drejtat të cilat nëse do të ishin femra nuk do ti kishin. Personazhi i Ana Mark bën këtë zgjedhje duke menduar se do të fitojë këtë liri, por pas shumë vitesh e kupton që kjo nuk ishte gjë tjetër veçse një kafaz.

Sipas saj ky është vetëm fillimi i historisë pasi historia vijon dhe zhvillohet në Itali, ku personazhi bën një rrugëtim drejt lirisë, kështu që kjo histori nuk vetëm e lidhur me virgjëreshat e betuara por edhe me këtë pjesën tjetër të historisë.

“Filmi ka një strukturë të alternuar dhe do të jetë një udhëtim i gjatë drejt brendësisë së këtij personazhit , për këtë arsye kalohet gjatë gjithë kohës mes italisë dhe shqipërisë. Rrugëtimi që personazhi bën në Itali është një rrugë hapash përpara dhe kthimesh pas, një rrugëtim kurajoje dhe frikërash. Lëvizje të vogla dhe lëvizje të mëdha të cilat i ka persoanzhi në kurrizin e saj, që i mbart me vete, e cila ngadalë arrin të gjejë lirinë e saj.”-ka theksuar Bispuri. E pyetur se përse ka zgjedhur pikërisht aktoren Alba Rohrwacher, regjisorja italiane ka theksuar:

“Nuk e kam patur kurrë ndjesinë apo dyshimin për këtë fakt. Kam menduar gjithmonë për Albën për këtë rol, kryesisht për dy motive kryesore. E para sepse Alba ka një fizik mjaft të mirë për tu transformuar sipas rolit, e dyta është se doja të realizoja një udhëtim të brendshëm në këtë film dhe Alba ma përçonte këtë ndjesi sa herë flisnin për filmin.” Edhe aktorja italiane Alba Rohrwacher ka shprehur përshtypjet dhe idetë e saj rreth këtij prodhimi kinematografik, i cili sjell një pjesë të realitetit shqiptar.

“Ka qenë një punë e madhe dhe falë këtij filmi ka mundur të hyj në kontakt më këtë realitet të cilin e njihja vetëm nëpërmjet librit të Elvira Dones, dhe të realizosh këtë film ka qenë të përfshihesh në kontakt me këtë botë mjaft të largët për ne. filmi rrëfen se kjo grua në veçanti duke dashur të bëjë një akt lirie në realitet përfshihet në nëj burg më të madh, pasi është e qartë se kjo zgjedhje e cila duket se zgjedhje lirie që në fakt nuk është gjë tjetër veç të mbyllesh në një burg ndoshta dhe më të madh.”

Protagonistja në rolin e Anës, Rohrwacher thekson se qëllimi i filmit “Burrnesha” është tregimi i një rrugëtimi përpjekjesh për të rifituar identitetin e humbur por pa mohuar origjinën e këtij personazhi. “Nuk dua të zbuloj fundin por është skena e fundit ajo e cila e përmbledh të gjithën”,-ka përfunduar aktorja italiane. Prodhimi kinematografik “Burrneshat” është një nga filmat e vlerësuar nga mediat në edicionin e 65-të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin. /shqiptarja.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit