-2.9 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Ramush Haradinaj: Skënderbeu, hero i Evropës

Ramush Haradinaj 1I nominuari i Koalicionit LAN për Kryeministër dhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj e vlerëson vizitën e Papës të rëndësishme dhe “konsideron që kjo vizitë do ta farkojë edhe më tej afërsinë shqiptare dhe përkushtimin tonë ndaj vlerave të lirisë, paqes, humanizmit, tolerancës dhe mirëkuptimit midis njerëzve dhe bashkëpunimin e drejtë me Vatikanin dhe mbarë botën perëndimore”.

Ja postimi i plotë i Haradinajt në profolin e tij në Facebook:

Të nderuar miq,
Vizitën që të dielën do ta bëjë në Shqipëri Ati i Shenjtë, Papa Françesko e konsideroj të rëndësisë së veçantë dhe historike.

Pas vizitës së Papa Gjon Palit II, në vitet ’90, ardhja e Papa Françeskut në tokën shqiptare shënon një moment tjetër të rëndësishëm të raporteve të ngrohta dhe të afërta midis shqiptarëve dhe Vatikanit, midis kombit tonë dhe botës perëndimore, në përgjithësi.

Shqiptarët, si popull me harmoni dhe mirëkuptim historik ndërmjet besimeve, i kanë dhënë botës dhe krishterimit, po ashtu, njerëz të mëdhenj, që në kohë të ndryshme me kontributin e tyre u shquan në mbrojtjen dhe sublimimin e vlerave të vërteta njerëzore.

Shqiptarët, në këto relacione, i kanë dhënë Evropës dhe qytetrimit perëndimor, heroin kombëtar dhe të Evropës, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, e në ndërkohë dijetarët mëdhenj të shekujve, si Pjetër Bogdani, e deri te humanistja e madhe, Nënë Tereza.

Vizita e shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut, do ta farkojë edhe më tej afërsinë shqiptare dhe përkushtimin tonë ndaj vlerave të lirisë, paqes, humanizmit, tolerancës dhe mirëkuptimit midis njerëzve dhe bashkëpunimin e drejtë me Vatikanin dhe mbarë botën perëndimore.

Më Shumë

Adem Morina emërohet drejtor i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar Adem Morinën drejtor të Drejtorisë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Prizrenit, për...

Akulli në rrugën Prizren-Prevallë shkakton aksident mes dy veturave

Në aksident ka ndodhur mbrëmë në rrugën Prizren-Prevallë. “Në rrugën Prizren-Prevallë si pasojë e ngricave ndodhi një aksident mes dy veturave, fatmirësisht pa të lënduar....

Lajmet e Fundit