19 C
Prizren
E diel, 20 Prill, 2025

Ramush, pse mban njerëz me haraç në parti?

Ramush haradinaj ne zgjedhjePas deklaratës të liderit të AAK-së, Ramush Haradianj se do t’i largon të gjithë ata persona që janë të përfshirë në haraç, analistët vlerësojnë se Haradinaj duhet ta elaboron edhe më tutje këtë deklaratë të tij, e të mos mbetet vetëm në nivelin e akuzave që VV i vinte partisë së tij.

Ish deputeti i PDK-së, Berat Buzhala për “Zëri”, ka thënë se deklarata e Haradinajt tingëllon shumë e bukur, po ai thotë se tash shtrohet pyetja se kush qenkan ata zyrtarë të AAK-së.

“Pra parimisht tingëllon shumë e bukur. Por praktikisht po më intereson si do ta bëjë këtë? Kush qenkan, pra, ata zyrtarë te AAK’së qe paskan mbledhur haraç, e që tash do te largohen. Tek e fundit, nëse paskan qenë haraçexhi pse janë mbajtur. Po besoj që Haradinaj do të shpjegohet me shumë në këtë drejtim. Siç po besoj qe ky është fillimi i reformave ne AAK. Haraçi duket vetëm pretekst..”, ka thënë Buzhala.

Ndërsa, analisti Xhemal Ahmeti, ka thënë se nëse Ramush Haradinaj e ka ditur se akuzat rreth haraçit qëndrojnë, shumëkush tani do ta parashtroj pyetjen pse nuk e bëri para se përfundimisht ti digjet shansi për qeverisja.

“Si sinjal – nëse serioze – duhet të jetë thirrje edhe për disa parti tjera, të cilat janë shumë më të ndotura në krim se AAK. Para se të nis punën Gjykata speciale kjo do të ishte madje aksion i domosdoshëm i politikës – demonstrim ne vepër kundër krimit”, ka thënë Ahmeti.

Më Shumë

Kryetari i Dragashit premton mbështetje për fermerin e prekur nga zjarri në Blaç

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, i shoqëruar nga zyrtari komunal Vetim Ramadani, vizitoi sot në orët e hershme të mëngjesit deponë e...

Kujtimet që ndriçojnë të shkuarën e kinemasë në Prizren, rrëfimi i Hadije Gështenjës shpaloset në Kino Lumbardhi

Fondacioni Lumbardhi të mërkurën më 16 prill prej orës 19:00 vijon me programin e filmave të dedikuar Kinemasë së Kujtimeve, të fokusuar në përjetimet dhe...

Lajmet e Fundit