Raphinha pritet të largohet nga Barcelona dhe të rikthehet në Premier Leauge

U transferua për 58 milionë euro në në verën e kaluar, por aventura e Raphina-s me Barcelonën mund të përfundojë më shpejtë se sa ishte menduar.

Mediat spanjolle shkruajnë se braziliani mund të largohet nga Katalunia në verën e ardhshme dhe mund të rikthehet në Premier Leauge.

Sipas mediave në Spanjë, Raphina mund t’i bashkohet skuadrës së Newcastle United apo Chelsea-t.

Pra, pavarësisht se u transferua me shumë bujë në Barcelonë, ai ende nuk po arrin ta sigurojë vendin e titullarit në formacionin e Xavi-t dhe mbetet “zëvendësues” i Ousmane Dembele-s.

Ky i fundit mungon në ndeshjet e fundit, andaj Raphinha është duke e zëvendësuar, madje kundër Athletic Bilbao-s braziliani e shënoi golin e vetëm të fitores.

Kujtojmë që 26-vjeçari është i kontraktuar me Barcelonën deri në verën e vitit 2027.

Albanian Post 

Më Shumë

Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Me këtë rast, kryetari...

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Lajmet e Fundit