10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Reagime të shumta edhe në Prizren për “listën e veteranëve të rrejshëm”

Pas publikimit në medie te një liste nga Prokuroria, të përfituesve të kundërligjshëm të statusit të veteranit të luftës, në Prizren por edhe mbarë vendin, të hënën kanë pasuar reagime të shumta nga drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe individ të ndryshëm.

Nuhi Shipkovica dhe Urim Krasniqi, ndjehen të trishtuar me lajmin se emrat e tyre dhe disa bashkëluftëtarëve të tjerë, ndodheshin në listën e përfituesve të kundërligjshëm të statusit të veteranit të luftës, e cila mbrëmë është publikuar në shumë medie. Ky i fundit, thotë se, nuk mund të besoj se luftëtarët e vërtetë mund të barazohen me matrapazët, në një listë të manipuluar me prapavijë politike.

I shqetësuar me publikimin e kësaj liste, është edhe sekretari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, i cili thotë se është e papranueshme që në këtë listë të figurojnë emra të luftëtarëve të devotshëm për çlirimin e vendit, dhe se një listë e tillë është krejtësisht joreale, sepse aty ndodhet edhe emri i tij, por edhe i kryetarit të degës së kësaj organizate në Prizren.

Ai thotë më tej, se ai nuk është shumë i shqetësuar për atë se emri i tij figuron në këtë listë, sa me faktin se si institucionet përkatëse kanë lejuar publikimin e një liste të tillë.

Ish komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, tha se publikimi i një liste të tillë është tendencë për krijimin e informacioneve të rrejshme në opinion, ndërsa shton se, është e vërtetë se në këtë listë ka numër të madh të atyre që nuk e meritojnë statusin e tillë, por është e patolerueshme përfshirja në atë listë e luftëtarëve të vërtetë.

Urim Krasniqi, ndërkaq ndjehet i prekur edhe nga reagimet dhe gjendjen nëpër të cilen po kalojnë fëmijët e luftëtarëve të vërtetë, pas publikimit të kësaj liste. Ai dhe sekretari i degës së veteranëve të luftës në Prizren, Isa Berisha, kërkojnë masa energjike qoftë edhe protesta paqësore, për të kërkuar përgjegjësi ndaj atyre që mundësuan publikimin e kësaj liste.

Ndryshe, mbrëmë mediet kanë bërë publike një listë, në të cilen thuhej se Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë listën e plotë me 20 mijë emrat që cilësohen si veteranë mashtrues./tvprizreni.info/

Më Shumë

Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare “Sali Çekaj, heroi i Kosovës”

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj ka vendosur në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Sali Çekaj, Hero i Kosovës”. Bëhet e...

Dortmundi mposht PSG-n, finalisti vendoset në Paris

Borussia Dortmund e ka mposhtur PSG-n, me rezultat 1-0, të mërkurën mbrëma në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. ‘Milionerët’ e Gjermanisë...

Lajmet e Fundit