5.4 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Reagon familja Kqira nga Prizreni: Gjithë pasurinë e fituam me mund

Familja Kqiraj nga Prizreni, që në një aksion të sotëm të Policisë së Kosovës iu sekuestruan prona dhe para të gatshme që kapin vlerë deri në 3.5 milionë euro, në një reagim dërguar në redaksinë e Gazetës Express pretendojnë se raportimet për familjen e tyre janë tendencioze dhe me qëllim të njollosjes së tyre.

Sipas tyre, pasuria që ata kanë ndërtuar e gjitha është krijuar me punë nga vitet 1960 në Zagreb të Kroacisë.

Ndryshe, Policia e Kosovës gjatë një aksioni që ka ndërmarr sot në rajonin e Prizrenit ka sekuestruar pasuri, para të gatshme dhe prona të familjes Kqira. Vlera e tyre arrijnë në 3.5 milionë euro. Bëhet fjalë për një hotel (448 m2); një restorant (327 me2); veranda (92 m2); një objekt (24 m2) parcelë tokë (6664 m2).

Ky është reagimi i plotë i familjes Kqira:

Po qarkullojnë shumë lajme lidhur me konfiskimin e pasurisë së familjes Kqira. Për të disatën herë po e përmendim se gjithë pasuria e familjes tonë është krijuar me shumë mund, punë e sakrificë e këtë e dijnë të gjithë ata që i njohin familjen Kqira. Këtë e vërtetojnë edhe tokat bujqësore dhe fermat që i posedon familja jonë.

Pasuria nuk u krijua tash po kjo pasuri rezulton qysh nga vitet 1960 fillimisht e krijuar nga të parët e familjes Kqira me disa biznese në Zagreb të Kroacisë, e pastaj vazhdon me disa objekte hoteliere, kafiteri, argjendari e tekstil të gjitha këto në Prizren, për të cilat e dijnë të gjithë banorët e qytetit tonë.

Në gjithë këto vite janë të punësuar me dhjetra punëtor që sigurojnë mbijetesën e familjeve të tyre.

Vëllezërit Kqira po mbahen në paraburgim që 12 muaj por ne si familjar kemi shpresë se shumë shpejt ata do të lirohen sepse besojmë në drejtësi prandaj drejtësia edhe në rastin tonë do të triumfoj. Ky reagim vjen pas disa shkrimeve nga gazeta të ndryshme, për t’iu bërë me dije opinionit për të pavërtetat që fliten për familjen Kqira, se këto shkrime janë tendencioze, e kanë për qëllim njollosjen e familjes tonë.

Jemi në pritje të fjalës së drejtësisë e kjo mbetet të shihet ditëve në vazhdim.

Me respekt familja Kqira.

Më Shumë

Ndalohet për 48 orë shoferi i veturës që goditi për vdekje 34 vjeçarin në Prizren

Një 34-vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë në Prizren. Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të...

Konfiskohen pesë aparate të lojërave të fatit, mbyllet një lokal në Malishevë

Në Malishevë është mbyllur një lokal pas zbulimit të ushtrimit të veprimtarisë ilegale të lojërave të fatit. Drejtori i Inspektoratit Komunal, Jakup Gashi, bëri...

Lajmet e Fundit