4 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Reagon Haradinaj: PDK-LDK, do të dështojnë sërish

Ramush Haradinaj 1Lideri i AAK-së ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet PDK-së dhe LDK-së. Ai në rrjetin social Facebook, ka shkruar se hapat prapa do t’i kushtojnë Kosovës shumë.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të vendit,

Tashmë të gjithë jemi njoftuar për koalicionin e ri qeverisës në Kosovë. Një qeverisje e tillë pati dështuar si mos më keq gjatë viteve 2008-2010.

Përzierja e dy shkollave të dështuara qeverisëse do të shkaktojë regres të vazhdueshëm në Kosovë. Të dyja shkollat e tyre të qeverisjes (në Kosovë dhe në Prishtinë) janë dëshmuar si të dështuara.

Do të dështojnë sërish. Është çështje kohe, por fatkeqësi për vendin.

Kosova do të vazhdojë të jetojë, dhe të ndërtohet por unë kam pritur se do ta shpejtojë hapin.

Hapat prapa do t’i kushtojnë Kosovës shumë.

Kam besuar në ndryshim. Jam angazhuar parreshtur për të ndërtuar demokracinë dhe qeverisjen e mirë. Për Kosovën, për shtetin, shoqërinë, të tashmen dhe të ardhmen tonë.

Asnjëherë në jetën time nuk jam larguar nga përgjegjësitë. Nuk jam fshehur dhe nuk kam bërë lojëra të dyfishta.

Për lirinë e Kosovës kam bërë atë që ka kërkuar atdheu.

Për të mbrojtur luftën dhe të drejtën e Kosovës për liri jam përballë me sfida na më të rëndat.

Tashmë, si udhëheqës i Aleancës, do të bëjë gjithçka për të kërkuar përmbushjen e premtimeve parazgjedhore.

Do të kërkojmë me këmbëngulje përmbushjen e premtimeve të të dy partive: hapjen e 320 mijë vendeve të punës; largimin e kapjes së shtetit; shtetin ligjor; integrimet evropiane brenda mandatit; dekriminalizimin e institucioneve të shtetit; e shumë e shumë premtime që duhet të përmbushen.

Më Shumë

Prizren, përkujtohet 27-vjetori i Betejës heroike të Jeshkovës

Në përkujtim të 27-vjetorit të Betejës së Jeshkovës, zyrtarë të ekzekutivit dhe përfaqësues komunalë, së bashku me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta...

Vazhdojnë kërkimet për 80-vjeçarin e zhdukur në Rahovec, angazhohet edhe paraglajdingu

Operacioni për gjetjen e të moshuarit të zhdukur Alush Kastrati po vazhdon me intensitet të shtuar, raporton PrizrenPress. Sipas njoftimit të Shoqata e Kosovës për...

Lajmet e Fundit