18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Luftimi i kontrabandës me migrantë në fokus të OSBE-së

arrestim-300x225Misioni i OSBE-së, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, organizojnë sot në Prishtinë një takim vlerësues, i cili është njëkohësisht edhe aktiviteti i fundit i ushtrimit rajonal të organizuar në tri pjesë me temë luftimin e kontrabandës me migrantë.

Në ushtrim kanë marrë pjesë agjencitë e zbatimit të ligjit nga Ankaraja, Podgorica, Prishtina, Shkupi, Sofja dhe Tirana.

Ky takim mbahet pas punëtorisë së planifikimit dhe hartimit të skenarit, dhe ushtrimit praktik të mbajtur prej 23 deri më 26 shtator 2014, gjatë së cilit një rrjet kontrabanduesish me migrantë është përcjellë dhe shpartalluar gjatë rrugëtimit të tyre nga Stambolli, përmes Sofjes dhe Shkupit për në Prishtinë, e më pastaj tutje për në Podgoricë e Durrës.

Takimi ka për qëllim identifikimin e praktikave të mira dhe të metave gjatë ushtrimit, si dhe nxjerrjen e rekomandimeve se si të përmirësohet bashkëpunimi rajonal në hetimin e kontrabandimit të migrantëve.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Jean-Claude Schlumberger dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni do të flasin sot në këtë ngjarje.

Më Shumë

5 xhirot e fundit, Drita apo Ballkani te titulli kampion

Kur kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro deri në fund të stinorit të Superligës, Drita dhe Ballkani duket të jenë skuadrat në luftë për...

Zyrtare: Kosova voton më 7 qershor

U.D presidentja, Albulena Haxhiu, ka caktuar 7 qershorin si datë të zgjedhjeve. “Pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës...

Lajmet e Fundit