14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Reagon NISMA: Hashim Thaçi na luste që të pinim së paku nga një kafe!

Nisma per kosove1Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se përveç LDK-së, ai ka pasur oferta për koalicion edhe nga partitë tjera.

Menjëherë ka ardhur reagimi i Nisma për Kosovën, në të cilin thuhet se përkundrazi, pas lutjeve dhe vardisjeve të vazhdueshme që Hashim Thaçi i ka bërë kësaj të fundit për koalicion, kjo e fundit e ka refuzuar kategorikisht një gjë të tillë.

Ja reagimi i plotë i Nisma për Kosovën:

Pas deklaratës së Kryetarit të PDK-së, z.Hashim Thaçit në Kuvend se kinse ka pasur kërkesë nga NISMA për Kosovën, për hir të informimit të drejtë të të gjithë opinionit publik, deklarojmë se: Pas lutjeve dhe vardisjeve të vazhdueshme që Hashim Thaçi i bëri NISMA-s për t’u takuar dhe pas refuzimit tonë kategorik që të ndryshojmë angazhimet që kishim marrë nga votuesit tanë për një qeverisje ndryshe, Hashim Thaçi na luste që të pinim së paku nga një kafe! Refuzimi për të pirë qoftë edhe një kafe me te mbështetet në atë se e njihnim mirë! Gënjeshtrat e tija të sotme në Kuvendin e Kosovës dëshmuan tërësisht se ai kërkonte takim për të manipuluar. Tani edhe ndërmjetësuesit që na i dërgonte Hashim Thaçi, shokë tanë të përbashkët, e kuptuan se kishim plotësisht të drejtë që nuk pranuam asnjëherë të takohemi me atë që gënjeshtrën e ka shndërruar në profesion!
Kemi qenë të bindur dhe mbesim me bindje të plotë se Kosovës i duhet një qeverisje NDRYSHE dhe pikërisht për këtë arsye nuk i kemi pranuar vardisjet e Hashim Thaçit! (sic)

Më Shumë

Asfaltohet segmenti rrugor prej 160 metrash në Gjonaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka filluar punimet për asfaltimin e një segmenti rrugor prej rreth 160 metrash në afërsi të...

Një person në Prizren raporton se i është zhdukur gruaja, nuk u kthye më pasi shkoi në punë

Një person në Prizren ka raportuar në Polici se i është zhdukur gruaja. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ajo ka shkuar të shtunën në...

Delirium

Lajmet e Fundit