10.9 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Reagon Nisma: ” Sondazhet ” në funksion të manipulimit !

Nisma per kosove1Dje, më 4 qershor, shumica e medieve të Kosovës publikuan lajmin e Gazetës Express se « PDK dhe Vetëvendosje porosisin sondazhe për ta manipuluar opinionin ». Sipas këtij burimi, “Planifikimi i publikimit të sondazheve të rrejshme të paguara nga këto dy parti do të publikohet nga disa organizata të njohura të shoqërisë civile.”

Është interesant të përmendet se edhe gazeta e “pavarur” e kandidatit të PDK-së, Tribuna “e Rexhep Hotit”, e publikoi këtë lajm!
Mirëpo, hiq më larg se të nesërme e publikimit të këtij lajmi, Tribuna “e Rexhep Hotit”, kandidatit me numër 23 të listës së PDK-së shpërndau sondazhin e parë që kishte paralajmëruar Gazeta Express.

Për të qenë “bindëse” në gënjeshtrën që shpërndan, gazeta e “pavarur” e kandidatit të PDK-së “sondazhin” ia atribuon një organizate të besueshme ndërkombëtare, që ka arritur ta shohë vetëm gazeta “e Rexhep Hotit”!

NISMA për Kosovën nuk e di se a ka vepruar në të njëjtën mënyrë edhe Vetëvendosja. Por, duke njohur mënyrën manipuluese të Hashim Thaçit, ne nuk e përjashtojmë që shumë shpejtë, edhe mediet e pavarura të kandidates së PDK-së, Margarita Kadriut, të publikojnë ndonjë “sondazh të besueshëm ndërkombëtar” të cilin e kanë parë vetëm ata!
Ju jeni SOVRANI i Kosovës dhe ju jeni ata që do të përcaktoni se kush ardhmërinë reale të këtij vendi!

Asnjë sondazh i paguar, nga kushdo qoftë, nuk mund të mohojë faktin se fati politik i Kosovës është në DORËN E QYTETARËVE E JO NË DORËN E ATYRE QË PAGUAJNË!
NISMA për Kosovën ka besimin e madh se SOVRANI i Kosovës do të ndëshkojë të gjithë ata që me paranë e popullit mundohen t’i manipulojnë qytetarët!

NISMA për Kosovën është forca e vetme që garanton se vullneti i SOVRANIT të Kosovës do të respektohet tërësisht!

Më Shumë

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Donacion i ri për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka pranuar një donacion të ri me pajisje mjekësore, i cili pritet të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Sipas...

Lajmet e Fundit