7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Reagon Spitali i Prizrenit: Akuzat e djalit që i vdiq baba ndaj mjekëve janë të pabaza

Menaxhmenti i Spitali i Përgjithshëm “Prim Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka reaguar ndaj Hysen Gashit, i cili dje akuzoi mjekët e këtij institucioni për vdekjen e babait të tij.

“Akuzat e drejtuar ndaj stafit të pulmologjisë janë të pabazuara, sepse në bazë të raportit të shefit të repartit të Pulmologjisë, pacientit, HG, i janë ofruar të gjitha ekzaminimet e nevojshme klinike, diagnostike, radiologjike dhe trajtimi terapeutik sipas indikacioneve dhe në mënyrë konziliare dhe se personeli mjekësor janë sjell konform rregullave etike, mjekësore dhe profesionale dhe nuk ka pasur fyerje dhe kërcënime ndaj askujt”, thuhet në reagimin e Spitalit të Prizrenit.

Reagimi i plotë

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit dhe për hir të vërtetës jemi të obliguar të reagojmë ndaj artikullit “Djali me akuza të rënda ndaj mjekëve të Prizrenit për vdekjen e babait që u trajtua për Covid -19, por që s’ishte i infektuar”, të publikuar në portalin “Prizrenpress.com”, më 21.07.2020.

Fillimisht familjes Gashi i shprehim ngushëllime për ndarjen nga jeta të familjarit të tyre.
Ne respektojmë dhe çmojmë punën e medieva, fjalën e lirë të çdo qytetari dhe informimin e drejtë të publikut, por në të njejtën kohë jemi të detyruar të reagojmë ndaj plasimit të informacioneve të një anshme dhe që dëmtojnë imazhin e spitalit.

Spitali i Përgjithshëm “Prim Dr. Daut Mustafa” në Prizren është në shërbim të qytetarëve 24 orë dhe ka vënë në funksion të gjitha kapacitetet për trajtimin e rasteve të prekura me COVID-19 për ta fituar luftën me këtë virus që ka prekur dhe po kërcënon gjithë globin, duke mos lënë anash asnjë shërbim tjetër i cili është i nevojshëm për pacientët.

Akuzat e drejtuar ndaj stafit të pulmologjisë janë të pabazuara, sepse në bazë të raportit të shefit të repartit të Pulmologjisë, pacientit, HG, i janë ofruar të gjitha ekzaminimet e nevojshme klinike, diagnostike, radiologjike dhe trajtimi terapeutik sipas indikacioneve dhe në mënyrë konziliare dhe se personeli mjekësor janë sjellur konform rregullave etike, mjekësore dhe profesionale dhe nuk ka pasur fyerje dhe kërcënime ndaj askujt.

Pacientit, HG, i janë marrë moastrat për testim me COVID-19, dhe i janë dërguar në QR të IKSHP-së në Prizren, që është institucion kompetent për leximin dhe kumtimin e rezultateve.

Ndërsa sa i përket trajtimit të rasteve të vdekjeve me COVID-19 dhe rasteve të vdekjeve të dyshuara me COVID-19, procedurat e varrimit janë vendime që janë marrë nga instancat më të larta vendimarrëse dhe ne si spital veprojmë konform këtyre vendimeve.

Andaj, në këtë kohë të përballjes me Pandeminë, ftojmë qyytetarët për bashkëpunim, që të gjitha shqetësimet t’i adresojnë tek organet e spitalit, dhe ta respektojnë punën dhe sakrificën e personelit shëndetësor, që kanë vënë në rrezik jetën e tyre dhe të familjes së tyre, vetëm e vetëm për të qenë afër pacientit dhe në vijën e parë të luftës me Pandeminë COVID-19.

Spitali i Përgjithshëm “Prim Dr. Daut Mustafa” në Prizren

Më Shumë

Dramë e madhe në Suharekë – super derbi me katër gola

Ballkani dhe Drita ka luajtur një ndeshje të madhe duke barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të derbit të javës së 30-të të Superligës...

Policia e Kosovës ka një apel për shoferët: Kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend. Në...

Lajmet e Fundit