24.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Reagon Spitali i Prizrenit : Jemi të pastër !

Menaxhmenti i Spitalit të Prizrenit, ka reaguar ndaj publikimit të një video nga qytetarja gjermane, Anna Fleischhauer, ku shihet papastërtia në dhomat e spitalit.

Reagimi i plotë

Në rrjetet sociale është publikuar një video për “kinse’ papastrëtinë në spitalin e Prizrenit.

Videjoa është pblikuar nga një qytetare e huaj, e cila gjatë vizitës së një të afërmi në spitalin e Prizrenit ka parë një radiator të papastërt, në brendi të cilit nga qytetarët janë hedhur disa gjësende(letra etj) .

Ky është një rast i izoluar dhe nuk bëhet fjalë për papastërti, por qytetarja e huaj ka marrë si shkas që të bëjë apel te qytetarët që vizitojnë pacientët në spital të kenë një kujdes të shtuar dhe të ruajnë pastërtinë në spitalin e Prizrenit.

Andaj, të gjitha shkrimet apo komentet për ‘kinse papastërti” në spitalin e Prizrenit, nuk janë të vërteta, janë tendecioze dhe kanë për qëllim dëmtimin e imazhit të Spitalit të Prizrenit, i cili nga vizitat e shumta të delegacioneve të brendshme dhe të jashtme vlerësohet si spitali me nivelin më të lartë të pastërtisë, rregullit, ofrimit të shërbimeve dhe merret si shembull në Kosovë.

Më Shumë

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku në disa zona pritet të ketë edhe shi. “Për të martën...

Vdes Duane Eddy – një nga etërit themelues të rock ‘n’ rollit

Kitaristi amerikan Duane Eddy, i konsideruar nga shumë njerëz si një nga baballarët themelues të rock and roll, vdiq në moshën 86-vjeçare. ”Vdekja e tij...

Lajmet e Fundit