17.9 C
Prizren
E diel, 12 Tetor, 2025

Reagon Thaçi: Nuk kam lidhje farefisnore me Azem Sylen

Hashim Thaci 2Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës kundërshton pohimet e pavend të bëra në një artikull të gazetarit Julian Borger të botuar në “The Guardian”.

“Si për nga përmbajtja e përgjithshme e rrëfimit po ashtu edhe për nga faktet fondamentale të paqena, artikulli në fjalë është krejtësisht i papranueshëm.

Zyra e Kryeministrit është e habitur se si një gazetë me traditë si “The Guardian” lejon botimin e dezinformatave dhe insinuatave të tilla. Kryeministri Thaçi nuk është në lidhje as të afërt as të largët farefisnore me ish komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Azem Syla, i cili gjatë kohës së luftës ka pasur nofkën “Daja”, për shkak të moshës dhe respektit që ka gëzuar tek ushtarët e UÇK-së.

Përfshirja tendencioze e Kryeministrit në kontekstin e rastit Bllaca është thellësisht e padrejtë, e paargumentuar dhe përbënë tentativë të njollosjes së emrit të kryeministrit.

Duke marrë parasysh totalitetin e citateve dhe deklaratave të bëra nga autori, por edhe tonin e përgjithshëm të shkrimit, artikulli duket si pjesë e betejave politike të brendshme në Kosovë. Përshkrimi i Kosovës si një vrimë e zezë pa progres, tendencë e këtij autori dhe disa analistëve tjerë vendorë dhe të huaj, është një shërbim i keq ndaj popullit të Kosovës.

Kosova sot është në situatë më të mirë shoqërore, ekonomike, politike se kurdo herë në tërë shekullin e kaluar dhe kjo falë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rolit të jashtëzakonshëm të SHBA-ve dhe ndihmës masive nga shtetet demokratike të botës.

Kosova është shteti me përparimin më të shpejtë dhe më impresiv në tërë Ballkanin, kur të krahasohen pikënisjet e zhvillimit, arsimimit, pavarësimit dhe vetëm të verbrit ose të verbëruarit ideologjikisht po vazhdojnë t””i sulmojnë shtyllat esenciale të Kosovës së pavarur.

Zyra e Kryeministrit do të vihet në kontakt me “The Guardian” për reagimin e duhur”, thuhet në reagim.

Më Shumë

Rexhepi: Besoj se PDK-ja dhe Vetëvendosja do të shkojnë në balotazh në Prizren

Sipas kandidates nga komuniteti boshnjak për komunën e Prizrenit, Emilija Rexhepi, Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja do të shkojnë në balotazh nga zgjedhjet...

Prizrenasit në numër të madh mbështesin Totajn në tubimin e Shatërvanit

Teksa ka filluar numërimi mbrapsht deri në ditën e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, sonte Partia Demokratike e Kosovës është duke mbajtur një tubimi...

Lajmet e Fundit