14.7 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Real Madrid dëshiron yllin e Milan-it në këmbim të futbollistit të tyre

Real Madrid dëshiron ta ketë në skuadër mesfushorin e Milan-it, Franck Kessie, të cilët për ta transferuar atë, janë gati t’i propozojnë kuqezinjve një shkëmbim me futbollistin e tyre, Isco-n.

Kontrata e Kessie-t me Milan-in skadon në verën e ardhshme, andaj sipas gjitha gjasave ai nuk do ta vazhdojë atë, pasi që oferta financiare e klubit, nuk përmbush kërkesat e tij.

Nga ky episod kërkojnë të përfitojnë madrilenët, të cilët e pëlqejnë shumë futbollistin 24 vjeçar.

Në anën tjetër edhe Isco nuk po gjen hapësirat e duhura në klubin e Madridit, i cili tashmë është i gatshëm të braktisë skuadrën, për të luajtur më shumë minuta në ndonjë klub tjetër.

Milan-i gjithashtu e kishte kërkuar prej kohësh futbollistin spanjoll, ofertat e të cilëve ishin refuzuar vazhdimisht nga presidenti i Real-it, Florentino Perez.

Tani madrilenët janë të bindur se drejtuesit e Milan-it do të pranojnë këtë shkëmbim, i cili sipas mediave spanjolle, mund të ndodhë në janarin e ardhshëm, pasi që në qershor Kessie do te mbetej futbollist i lirë.

Por, nuk duhet harruar se shumë klube të mëdha evropiane janë vënë pas 24 vjeçarit, andaj për transferimin e tij, madrilenët duhet të përballen me një konkurrencë të fortë.

Kujtojmë që Kessie po zhvillon një sezon shumë të mirë me klubin e Milanos, i cili në këtë sezon ka luajtur në 17 ndeshje, duke realizuar tre gola dhe duke dhuruar një asistim.

Ndërkohë, ai është pjesë e kuqezinjve që nga vera e vitit 2017, kur u transferua nga skuadra e Atalanta-s për shumën e 32 milionë eurove.

Kurse, spanjolli Isco tani ka humbur vendin e titullarit me klubin mbretëror, i cili këtë sezon ka luajtur vetëm në shtatë ndeshje (asnjë titullar), duke shënuar vetëm një gol.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Prizren, refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuar në rastin e AKK-së

Gjykata Themelore në Prizren ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave të ndaluar në aksionin e...

27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës. Me rastin e këtij përvjetori, mbahen homazhe në nderim të 25 martirëve të rënë...

Lajmet e Fundit