23.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Real Madrid me super ofertë për lojtarin e rivalit të betuar

Shtypi spanjoll pohon se presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, është gati të ofrojë një shumë të madhe parash, në mënyrë që të sigurojë lojtarin e rivalit të tyre të betuar.Sipas “Diario Gol”, thuhet se Perez dëshiron t’ia marrë para hundëve lojtarin që Barcelona thuhet se e ka gati ta nënshkruajë.

Fjala është për futbollistin francez të Atletico Madrid, Antoine Griezmann dhe “Los Blancos” janë të gatshëm të ofrojnë plotë 100 milionë euro për të.

Griezmann ka kohë që është përfolur për një kalim të tij gjatë verës në “Camp Nou”, por tani skuadra e tij Atletico Madrid, sipas raportimeve mund të jetë në dilemë, kur në tryezë ka shumën e saktë të klauzolës së francezit 27 vjeçar.

Në këtë mënyrë, nëse do të paguhej klauzola nga Real Madrid, rivali i tyre i betuar, që llogaritet edhe më i madh se ekipi katallan, ai i Atletico Madrid, do të ishte i pafuqishëm për të ndalur Griezmann, që së paku të diskutonte kushtet e kontratës së tij me “Los Blancos”.

Më Shumë

AKP-ja shpall për shitje 26 asete, 3 lokale në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur të mërkurën ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 65, e cila përmban 26...

Milani nis sulmin final për Zirkzee

Skuadra e Serie A, Milan-i tani po bën presion për të nënshkruar me Joshua Zirkzee nga Bologna dhe po shton përpjekjet e tyre për...

Lajmet e Fundit