Reali mban mbledhje urgjente, mësohet kur do të zyrtarizohet Conte

Real Madridi do të mbajë mbledhje urgjente sot, ku pritet që të shkarkohet trajneri Julen Lopetegui për t’i liruar vendin Antonio Contes.

Mediat në Spanjë shkruajnë se klubi tashmë ka marrë vendimin për ta shkarkuar Lopeteguin, pas debaklit që Real Madridi e pësoi mbrëmë nga Barcelona në ‘El Clasico’, përcjell Insporti

“Real Madridi ka thirrur mbledhje të bordit në ora 19:00 këtë mbrëmje, ku pritet që Lopetegui të lirohet nga detyra dhe Conte të emërohet si pasuesi i tij”, shkruan gazeta spanjolle AS.

Conte së fundmi ishte trajner i Chelseat, ku u shkarkua pas dy sezoneve, derisa në të vitin e tij të parë në Angli arriti që ta udhëheqë ekipin drejt titullit të Premierligës.

Më Shumë

Tetë vjet pa Kujtim Paçakun

Sot janë bërë tetë vjet nga vdekja e gazetarit, poetit, shkrimtarit dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku, një prej figurave më të...

`Prizren Fest` përfaqëson Kosovën në EFA

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur `Prizren Fest` po vazhdon të përfaqësojë me krenari Prizrenin dhe Kosovën në rrjetin prestigjioz evropian EFA...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit