Realizohen mbi 370 teste të shpejta në sheshin “Shatërvan” të Prizrenit

Gjatë ditës në sheshin “Shatërvan”, ekipet mobile të shëndetësisë primare të Komunës së Prizrenit kanë realizuar rreth 370 teste të shpejta (rapide) për Covid-19, me qëllim të identifikimit të personave të prekur dhe izolimit të sa më të shpejtë të tyre, në mënyrë që të parandalohet përhapjen e virusit.

Më këtë rast, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, deklaroi se përveç QKMF-së dhe QMF-së në Bajram Curr, për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga Covid, javën e kaluar Komuna e Prizrenit ka filluar realizimin e këtyre testeve edhe në QMF-të e fashtrave Gjonaj, Reçanë, Korishë, Zhur si dhe në lagjet “Kurillë” dhe “Tusus”, e cila ka mundësuar eliminimin e lëvizjeve të qytetarëve të prekur nga Covid-19.

Ndërkaq drejtoresha e Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj njoftoi se ekipet mobile për realizimin e testeve rapide do të jenë prezentë edhe gjatë ditës së nesërme në sheshin “Shatërvan”.

Kujtojmë se përveç këtyre testeve, Komuna e Prizrenit është Komunë që ka realizuar numrin më të madh të testeve dhe e vetmja që ofron pakon e shërbimeve për Covid-19, ku përfshihen testet rapide, testet serologjike, testet D-Dimer dhe analizat e tjera të nevojshme.

Më Shumë

Aksion në Prizren kundër shmangies së tatimit, gjenden mbi 3 kilogramë ari i pa deklaruar

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prizren lidhur me dyshimet për shmangie të tatimit në shitjen e arit.   Sipas raportit policor, në koordinim...

Gjuan me armë zjarri në aheng, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.   Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka...

Lajmet e Fundit