9.5 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Refuzohet ekspertiza e dytë mjeko-ligjore për trupin e Kaçifas, policia sërish në Bularat

Pala shqiptare ka refuzuar kërkesën e familjarëve të Kostandino Koçifas për t’i bërë një ekzaminim të dytë trupit të 35-vjeçarit nga një mjek grek. Tvklan.al ka mësuar se ekspertët mjeko-ligjorë të morgut të spitalit të Gjirokastrës thonë se nuk mundet që të bëhet një ekzaminim i dytë pasi është kryer një i tillë. Për këtë arsye, trupi i të ndjerit ndodhet ende në morgun e spitalit, pasi familjarët refuzojnë që ta tërheqin. Ata kërkojnë një ekspertizë të pavarur dhe për këtë kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve greke.

Trupi i Kostandino Kaçifas qëndron prej ditës së djeshme në morg. Mesditën e së hënës, mjeko-ligjorët njoftuan familjen që mund të tërhiqnin trupin e djalit të tyre për të kryer ceremoninë mortore. Por, familjarët refuzuan dhe kërkuan ekspertizë nga mjekë grekë. Por tvklan.al ka mësuar sot se pala shqiptare ka refuzuar diçka të tillë, me argumentimin se ekspertiza shkencore mjeko-ligjore është kryer njëherë dhe nuk mundet që të kryhet për herë të dytë, raporton tvklan.al, transmeton Klan Kosova.

Ndërkohë, burime nga Policia e Gjirokastrës i kanë thënë Tvklan.al se hetuesit sot kanë shkuar përsëri në fshatin Bularat, aty ku ndodhi përplasja me armë zjarri.

Hetuesit do të kërkojnë të bëjnë mbledhjen e provave të tjera në zonën ku ndodhi përplasja e dytë me armë, pra në momentin kur Kostandino Kaçifa qëlloi me breshëri ndaj patrullës “Shqiponja” teksa po arratisej drejt kodrës. Momentin e parë, minoritari grek qëlloi automjetin e patrullës së policisë. Hetuesit thonë se momenti i dytë i të shtënave është kur 35-vjeçari qëlloi mbi forcat “Shqiponja” teksa po largohej. Dhe momenti i tretë është shkëmbimi i zjarrit kur ishte i rrethuar tek kodra e fshatit pranë depos së ujit.

Më Shumë

Bashkimi zyrtarizon Josh Nzeakor

Bashkimi ka bërë zyrtare përforcimin e radhës, duke firmosur me basketbollistin amerikan Josh Nzeakor. Lajmi u bë publik përmes rrjeteve sociale të klubit, raporton...

KRU “Hidroregjioni Jugor” dhe QK “11 Marsi” diskutojnë bashkëpunimin për punë praktike të nxënësve

KRU “Hidroregjioni Jugor” dhe Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren kanë mbajtur një takim pune për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit për përfundimin...

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit