19.8 C
Prizren
E hënë, 13 Maj, 2024

Regjisori më i ri kosovar, i cili u prezantua me tri premiera në DokuFest

Filloi të merret me kinema dhe të shohë se çfarë duhet të bëjë që të arrijë sukses. Debutimi i tij i parë ishte vitin e kaluar, ku ai kishte vetëm 17 vjet, ndërsa këtë vit, ai në Dokufest dha dy premiera të dokumentarëve të tij “Nuk është vetëm film” dhe “Silent words” dhe një premierë të filmit me metrazh të shkurtër “5”, premiera këto të cilat u shfaqën në kinemanë e Shtëpisë së Kulturës si pjesë e programit “Future is here” apo “E ardhmja është këtu”.

Leart Rama, tanimë regjisori më i ri në Kosovë, rrëfimin e tij për KultPlus e filloi nga filmi i parë i tij, që ishte “The last brathe”, një film i bazuar në ngjarje reale të kohës së paraluftës në Kosovë.

“Filmi im i parë flet për një grua me emrin Elisë, e cila kishte shumë dëshirë të bëhej nënë, por që katër shtatzënitë e saj dështuan, kurse në shtatzëninë e pestë mjekët serb e mbyllën atë në spital duke i bërë kështu eksperimente antinjerëzore, kurse familjes së saj i thanë se ajo vdiq. Kështu mjekët serb e mbajtën atë deri në muajin e fundit të shtatzënisë së saj të mbyllur, gjersa foshnja vdiq bashkë me të. Ky film ka pasur premierën në Dokufest, pastaj e kam shfaqur edhe në Tirana International Film Festival dhe së fundi e kam shfaqur edhe në një Festival të Francës”, na tregoi fillimisht Leart Rama.

Leart Rama-filmi1

E pas këtij debutimi të tij nga muaji janar i këtij viti Learti vazhdoi të punojë në dy dokumentarë të metrazhit të shkurtër së bashku me Adis Cenën, ku edhe këta dy dokumentarë kanë histori mjaft rrëqethëse.

“Nuk është vetëm film”, është dokumentari i cili flet për një pacient të prekur nga leukemia, ku personi i prekur nga kjo sëmundje,në momentin e fundit nuk ka pranuar të jetë pjesë e filmit, por vullneti i madh për punën dhe për jetësimin e këtij dokumentari, Leartin e ka shtyrë ta bëjë në një mënyrë tjetër por shumë kreative.

“Pasi ai nuk pranoi të xhirohet atëherë në vendosëm që publikut storien e këtij djali të ia shfaqim në forme të një bisede telefonike, besoj që ka dalë diçka e mirë”, vazhdoi më tej regjisori Rama, duke folur edhe për filmin dokumentarë tjetër të tij që po ashtu u shfaq këtë vit në Dokufest, “Silent words”.

Leart Rama-filmi2

“ “Silent words”, shfaq një ditë të rëndomtë në spitalin psikiatrik të Shtimes. Një spital ku shumë zëra flasin por asgjë nuk dëgjohet”, tha Learti. Ndërsa filmi i metrazhit të shkurtër “5”, është një film eksperimentali cili flet për personalitetin e njeriut, vdekjen dhe frikën nga autobusi i fundit, film ky i cili ka vetëm një aktorë e që është Florist Bajgora.

Sa i përket realizimeve të deritanishme Leart Rama u shpreh të jetë tejet i kënaqur me atë se çka ka krijuar, sepse, siç tha ai në Kosovë duhet të punosh shumë që të arrish diçka të vogël, pasi që, sipas tij mungon shumë përkrahja e artistëve. E krejt për fund Learti për KultPlus bëri të ditur se së shpejti do të fillojë edhe një film të ri, po ashtu të metrazhit të shkurtër të quajtur “Aplasia”./KultPlus.com

Më Shumë

Nxënësit e shkollës “Abdyl Frashëri” në Prizren organizuan aktivitet humanitar për nxënësin Benjamin Beqirin

  Të premten, në shkollën “Abdyl Frashëri”, u organizua një aktivitet humanitar për të ndihmuar një nga nxënësit e shkollës, Benjamin Beqiri, i cili vuan...

Hyseni për herë të gjashtë rrëmben çmimin ‘Ylli i javës’

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 32-të...

Lajmet e Fundit