16.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Rektori i UPZ-së, Temaj: Urime studentë!

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ismet Temaj, ka uruar të gjitha institucionet dhe studentët për riakreditimin e programeve.

“Ky vendim duhet të na motivojë që të punojmë më shumë që të rrisim cilësinë dhe arrijmë standardet më të larta, me punë dhe përkushtim”, thuhet në urimin e Temajt.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC), sot vendosi në favor të raportit të grupit ekspertëve ndërkombëtar, të cilët rekomanduan që t’i rikthehet akreditimi institucional Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Deri këtu është arritur falë punës dhe përkushtimit të menaxhmentit në krye me Rektorin Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, punonjësve të universitetit, studentëve dhe partnerëve vendor dhe ndërkomëtar që na kanë mbështetur në këtë proces.

“Falënderimi i veçantë shkon për institucionet shtetërore, posaçërisht për Qeverinë, MASHTI-in, Agjencinë e Kosovës për Akreditim, Këshillin Shtetëror të Cilësisë dhe Grupin e Ekspertëve ndërkombëtar të cilët kanë vlerësuar drejt arritjet e universitetit për këtë periudhë kohore”.

Temaj uron studentët, punonjësit dhe të gjithë qytetarët për marrjen e akreditimit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Më Shumë

Lexojeni kodin 20 pikësh që indianët e Amerikës ia dhuruan njerëzimit

1. Zgjohu bashkë me Diellin. Lutu vetëm dhe shpesh. Shpirti i Madh do të të dëgjojë, vetëm nëse flet. 2. Ji tolerant me njerëzit që...

Diell dhe vranësira, priten edhe reshje shiu

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, kryesisht në sasi të pakta. Sipas MeteoKosova...

Lajmet e Fundit