Restaurohet shtëpia e familjes Kolshi dhe Skenderi në Prizren

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka inspektuar punimet restauruese të cilat po bëhen në shtëpinë e familjes Kolshi dhe Skenderi në qytetin e Prizrenit.

Gjatë kësaj vizite ai është njoftuar për së afërmi rreth ecurisë dhe dinamikës së punimeve që po zhvillohen në këtë ndërtesë nga ana e organit mbikëqyrës.

Nga 5 marsi në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 4 super filma të ndryshëm

Gjatë kësaj vizite, drejtori i QRTK-së është shprehur se “shtëpia e familjes Kolshi dhe Skenderi, bazuar në stilin arkitektonik, teknikës dhe materialit të ndërtimit, ruan vlerat artistike dhe arkitekurore të saj, andaj edhe është bërë pjesë e programit të QRTK-së në Prizren”

Në anën tjetër pronarët nga familja Kolshi dhe Skenderi, si përfitues të këtij projekti kanë falënderuar Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe Ministrinë e Kulturës për vëmendjen e shtuar që po tregojnë në ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në qytetin e Prizrenit.

Kjo shtëpi sikurse edhe shumë ndërtesa të tjera që po restaurohen në Prizren i është nënshtruar procesit të restaurimit në kuadër të zbatimit të programit masat preventive- intervenimet emergjente financuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit