Rexhaj kërkon votën shtëpi për shtëpi

rexhaj ne zhurKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj, votën e 3 nëntorit ka filluar të kërkojë shtëpi për shtëpi. Ai sot ka qëndruar në lagjen e Susurve në fshatin Zhur.

Rexhaj tha se banorët e Zhurit vazhdojnë të jenë viktimë e mospërfilljes së pushtetit. “Tashmë bëhen 3 palë zgjedhje elektorale ku banorët e Zhurit, me qëllim të sigurimit të votave manipulohen vazhdimisht në emër të lokalizmave. Mirëpo zhurianët, tashmë më së miri e dijnë se prejardhja apo afërsia nuk garanton praninë dhe vëmendjen e pushtetarëve për të dhënë përgjegje për problemet e përditshme të qytetarëve”, tha Rexhaj.

Sipas tij, e drejta e votës është e drejtë e pa ndërmjetësueshme dhe e patjetërsueshme. “Ajo do të duhej ta shprehte vullnetin politik të secilit prej neve. Prandaj, ideja e votës për konceptin dhe programin politik duhet të triumfojë mbi idenë e votës mbi bazën e njohjes personale”, tha Rexhaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 866 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Totaj pret në Prizren ish-kongresmenin amerikan Bob McEwen dhe ish-deputetin gjerman Volkmar Klein

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në një takim miqësor ish-kongresmenin amerikan Robert D. McEwen, i njohur si Bob McEwen, aktualisht...

Lajmet e Fundit