3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

PK: Pensionistët i kanë i lënë nën mëshirën e Zotit

PK-logooPartia Konservatore e Kosovës sot e ka vizituar Organizatën e Pensionistëve duke prezantuar Kabinetin për Qeverisje të Mirë dhe planet rreth të ardhmes dhe mirëqenies së pensionisteve.

Kryetari i Partisë Konservatore Munir Basha tha se pavarësisht vetëdijes për gjendjen e pensionisteve, klasa politike e Kosovës ende nuk ndërmerr masa konkrete për zgjidhjen e problemeve të tyre.

“Statusi i njerëzve që për shkak të moshës së shtyrë nuk janë të aftë më për të punuar dhe për të krijuar të ardhura për veten dhe për familjen e tyre, duhet të rregullohet sepse është lënë anash nga garnitura qeverisëse duke i lënë ata nën mëshirën e Zotit. Nga kjo vërehet se klasa politike udhëheqëse në vend jep më tepër rëndësi mirëqenies së tyre sesa të shoqërisë e në veçanti të pensionistëve”, tha Basha.

Kurse, kandidati i PK-së për kryetarë, Beni Kizolli tha se është vetëdijshëm për premtimet që kanë marrë pensionistët nga partitë tjera, por shtoi se pensionistëve askush nuk ka të drejtë të ju premtojë diçka që është në të vërtetë mund i tyre dhe e drejtë absolute.

“Do të bëhem shërbëtor i të drejtës dhe pronës tuaj dhe se do të punojë shumë për të mirën e pensionistëve. Projektet tona do të lehtësojnë veprimtarinë tuaj ku edhe do të mundësojmë qendra rekreacioni me një përkujdesje të shtuar ku edhe do të ushtroni veprimtari të ndryshme dhe të shoqëroheni me njeri tjetrin me dinjitet”, tha Kizolli.

PK-ja gjatë takimit ka prezantuar edhe planin për shëndetësi dhe mirëqenie sociale me ç`rast ka premtuar ndërtimin e një shtëpie për pleqtë si dhe përfitimet e tjera si subvencionet në udhëtime rekreative. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Distria e fillon Evropianin me fitore bindëse

Distria Krasniqi e ka filluar me fitore bindëse paraqitjen në Kampionatin Evropian të xhudos në Zagreb. Disitra është bartëse e parë në kategorinë deri 52...

Në Prizren janë regjistruar 33,756 qytetarë

Në Prizren, procesi i regjistrimit të popullsisë është në rrugën e duhur, me 33,756 qytetarë të regjistruar deri më tani. Koordinatori i komisionit komunal, Haxhi...

Lajmet e Fundit