13.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Rexhaj: Në Prizren ka filluar të blihet vota

Arber rexhaj ne konferencKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj ka ngritur shqetësimin e blerjes së votave. Ai tha se partitë politike në Prizren, nga tash kanë fiilluar t’i blejnë votat.

“Kohëve të fundit janë shtuar zërat se në qytetin tonë ka filluar të blihet vota e qytetarëve. Madje, ka pasur qytetarë të cilët kanë ardhur në zyret tona, më kanë takuar edhe mua dhe më kanë thënë se kane dashur t’ua blejnë votën. Ka pasur edhe të atillë, që na kanë treguar se ku kanë filluar ta blejnë votën”, ka thënë Rexhaj.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që pavarëisht gjendjes së rëndë ekonomike, të mos e shesin votën e 3 nëntorit. “E kam parasysh se në çka na ka katandisur ky pushtet si ravijëzim edhe të pushteteve të kaluar. E di se në çfarë katandisje ekonomike janë qytetarët e Komunës sonë. E kuptoj varfërine ekstreme. Por, secili qytetar ka vullnetin e vet, prandaj shpreheni vullnetin tuaj, aty ku të doni, por mos e ç’njerëzoni vetën. Mos e shisni votën. Jepëni aty ku të doni. Por, ndihuni krenar, mos u frikësoheni, sepse çdo pushtet i padrejtë domosdoshmërisht është i dëstinuar të bie. Edhe Muja edhe Kryeziu do ta kenë fundin e vet. Mirëpo për ta askush nuk do të ndiej dhembje…”, ka thënë Rexhaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mungoi në mbledhjen ku u votua rikthimi i Osmanit në LDK, vjen reagimi i Selmanajt: Nuk kisha kohë të merrem me zhvillimet nacionale

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka votuar unanimisht propozimin që Vjosa Osmani t’i prijë listës së kësaj partie në zgjedhjet e...

27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës. Me rastin e këtij përvjetori, mbahen homazhe në nderim të 25 martirëve të rënë...

Lajmet e Fundit