4.5 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Rexhbeçaj nënshkruan me Augsburg-un

Futbollisti nga Kosova, Elvis Rexhbeçaj, ka nënshkruar është transferuar te skuadra e Augsburg-ut.

Këta të fundit shpenzuan 1.7 milionë euro te skuadra e Wolfsburg-ut për ta transferuar futbollistin 24-vjear me të cilin kanë nënshkruar kontratë katër-vjeare.

Rexhbeçaj është përforcimi i pestë në këtë afat kalimtar veror i skuadrës bavareze, që kërkon të sigurojë sa më shpejt qëndrimin në elitën e futbollit gjerman.

Për mesfushor interesohen Kosova e Shqipëria. Emri i tij është lidhur edhe me kombëtaren gjermane, por deri më tani nuk ka asnjë vendim nga ana e Rexhbecajt.

Kujtojmë që Elvisi në të kaluarën ishte i huazuar edhe te skuadra tjetër gjermane, Bochum.

Me këto dy klube, mesfushori i lindur në Prizren numëron nëntë gola dhe 11 asistime në Bundesliga dhe në Kupë të Gjermanisë. /Albanianpost.com

Më Shumë

Sulm ndaj zyrtarit policor në Samadrexhë, arrestohet i dyshuari

Një incident është raportuar mëngjesin e së martës në fshatin Samadrexhë të Suharekës, ku një person dyshohet se ka tentuar të sulmojë zyrtarët policorë...

Drini i Bardhë ndan pikët me Flamurtarin

Drini i Bardhë ka marrë një pikë në transfertë, pasi barazoi 2:2 me Flamurtarin në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, në kuadër të garave...

Lajmet e Fundit