2.5 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Rexhep Selimi e fton Nait Hasanin ta rrëzojnë Qeverinë

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi e ka inkurajuar deputetin e PDK-së, Nait Hasanin që të jap dorëhqje nga partia e tij, dhe t’i bashkohet kauzës kundër Asociacionit.

Selimi ka shkruar në rrjetin social Facebook ku i kërkon Hasanit të jep shembull nga dorëheqja nga partia e tij dhe të njëjtin ta bëjnë edhe bashkë partiakët e tij. Dhe krejt në fund Selimi e fton Hasanin që nëse nuk e kuptojnë bashkë partiakët e tij çka është dorëheqja, të bashkohet me ta ta kupton se çka është rrëzimi, duke iu referuar rrëzimit të Qeverisë.

Ky është postimi i plotë i Selimit që ne po e sjellim pa ndërhyrje:

Hajde Nait, jep shembull i pari, mesojau ti doreheqjen nese ata nuk e kuptojne.

Me vemendje dhe jo i befasuar, lexova nje publikim te mikut tim Nait Hasanit ne profilin e tij ne Facebook ku ai kerkon kundershtimin e Asociacionit te komunave serbe ne Kosove, doreheqjen e Qeverise dhe Zgjedhje te menjehershme ne Kosove.

Normalisht, une edhe e pres nga ai qe te mos pajtohet me asgje te keqe ngado qe i vije Kosoves, qofte edhe nga Qeveria ne te cilen eshte partnere ne koalicion dhe partia e tij.

Kaq, madje edhe me shume, Naiti e kundedshtoi edhe themelimin e Gjykates se padrejte Speciale per Kosoven.
Por sic duket, qeveritaret dhe pushtetaret nuk po e degjojne ose nuk po e marrin vesh deputetin e tyre. Tek e fundit ata edhe nuk dijne cka eshte doreheqja.

Duke qene keshtu, e kam nje porosi per mikut tim; meqense ata as nuk po te degjojne ose nuk po te kuptojne, atehere mesojau ti se cka eshte doreheqja! Jepju leksion me shembullin tend, distancohu me doreheqje nga e keqja qe edhe te tjere te ta percjelli shembullin tend. Distancohu nga ata qe e rikthyen Serbine ne Kosove permes nenshkrimit/nenshtrimit ndaj Zajednices. Pasi qe ti ta hedhesh kete hap ata (qeveritaret) do te duhej ta kuptonin se cka eshte doreheqja. E nese nuk e kuptojne cka eshte doreheqja atehere do te na duhet t’i bejme sebashku ta kuptojne se cka eshte rrezimi.
Me shume respekt, miku dhe bashkeluftetari yt, Rexha.

Më Shumë

Po restaurohet Kulla e Hajrulla Çantës në Rahovec, aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore

Punimet për restaurimin e Kullës së Hajrulla Çantës në Rahovec po vazhdojnë pa ndërprerje, duke i dhënë jetë dhe dinjitet një vlere të rëndësishme...

Alis triumfon në Fest 64 – “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Këngëtari shkodran Alis me këngën “Nan” ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64 të Këngës në RTSH, duke fituar si zemrat e...

Lajmet e Fundit