15.8 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Rexhepi: Hajnat janë në të gjitha partitë

BajramRexhepi-ministerMinistri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, e pranon se ka korrupsion në të gjitha partitë dhe tha se “as PDK nuk janë engjëj”. “Por, as partitë tjera nuk janë engjëj. Ka hajna në të gjitha partitë”, thotë Rexhepi, ndërsa e pranon publikisht edhe deklaratën e ambasadores amerikane, Tracy Jacobson.

“Plotësisht pajtohem edhe me deklaratën tjetër të Ambasadores Amerikane se e kemi ‘piiiip’ punën të gjithë dhe e kemi merituar edhe këtë. Haptas po e them”, deklaroi Rexhepi, duke shtuar se mbështet edhe deklaratën e Jacobson kur tha se “politikanët e Kosovës e kanë traditë korrupsionin.

Duke folur në emisionin “Puls” të KTV-së Rexhepi nuk ka dashur të komentojë deklaratat e Vetëvendosjes se “PDK bën pjesë në superligën e hajnave” ndërsa LAN-i “janë në ligën e dytë”.

“Deklaratat e tyre tek unë bëjnë vetëm hyrje-dalje, por tash, meqenëse kanë hyrë në zgjedhje, kanë financa, mund të them se edhe ata janë duke u hetuar”, ka shtuar Rexhepi.

Por ai ka bërë edhe një deklaratë të rëndë ndaj deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e cila ditë më parë publikoi një listë me raste të cilat kjo e fundit tha se po ia rikujton ambasadores Jacobson, e ndër ato raste ka përmendur edhe vet ministrin në detyrë Rexhepi, por edhe atë të drejtësisë, Hajredin Kuçi.

“Hiç më larg se dje, një sorrë e Vetëvendosjes prapë del me të njëjtat akuza, thua se nuk i lexon zhvillimet”, ka thënë Rexhepi, duke aluduar në deputeten e VV-së Albulena Haxhiu.

Rexhepi ka thënë se nuk dëshiron të paragjykojë nëse shkrimet në “Koha Ditore” për EULEX-in janë të vërteta apo jo, por thotë se mirëpret vendimin për nisjen e hetimeve për këto raste brenda EULEX-it.

“Askush nuk mund të thotë se EULEX-i nuk ka kryer punë në Kosovë. Por, nëse ka pasur dështime, ato duhet të adresohen”, ka thënë Rexhepitransmeton koha.net.

Ai ka thënë se nuk e di nëse kanë filluar hetimet ndaj Azem Sylës.

Duke folur për shkuarjen e qytetarëve të Kosovës në Siri, Rexhepi ka thënë se qytetarët tanë ka rreth 2 vjet që kanë nisur të shkojnë atje.

“Një numër i madh i tyre janë arrestuar. Ndër aksionet më të mëdha që janë bërë në Ballkan për arrestimin e personave të dyshuar se janë marrë me organizata terroriste është zhvilluar në Kosovë”, ka theksuar Rexhepi.

Sipas tij, numër të saktë të qytetarëve tanë që marrin pjesë në luftën në Siri, Kosova nuk ka, “por mund të spekulojmë se mund të jetë rreth 150 që kanë marrë pjesë në luftën në Siri, megjithëse një numër i tyre janë vrarë”.

“Procesi i ndjekjes së tyre ende s’ka përfunduar”, shtoi Rexhepi.

Më Shumë

Hapet edicioni i 24-të i festivalit folklorik “Anadrinia Jehon”

Gjatë mbrëmjes së djeshme është hapur edicioni i 24-të i festivali folklorik “Anadrinia jehon”, festival ky i cili tashmë ka fituar një profil të...

25 vjet nga vrasja e “Drinit”

8 maj 2000. Ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha -‘Drini’, vritet para shtëpisë së tij, në Prizren. Kjo vrasje ndodhi në rrethana misterioze. Drejtësia vendore e ndërkombëtare,...

Lajmet e Fundit