10.8 C
Prizren
E hënë, 13 Maj, 2024

Rigjykimi për vdekjen e gruas tre ditë pas martesës në Rahovec, ish-burri dënohet me dy vjet burgim

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, pas kthimit të këtij rasti në rigjykim, e ka dënuar me dy vjet burgim të akuzuarin për shkelje të detyrimeve familjare, Hilmi Zeka, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai akuzohej se në korrik të vitit 2011, pas martesës, ish-bashkëshorten, tani të ndjerën  A.M nuk e kishte dërguar te mjeku dhe si pasojë e gjakderdhjeve të mëdha ka humbur jetën.

Në gjykimin e parë, i akuzuari Zena ishte shpallur i pafajshëm.

Gjykatësja e rastit, Iliriana Hoti, ka deklaruar se gjatë këtij procesi gjyqësor, pas dëgjimit të dëshmitarëve dhe të ekspertëve dhe pas analizimit të secilës provë të administruar veç e veç, e më pas të ndërlidhura njëra me tjetrën, sipas saj, gjykata ka konstatuar se i akuzuari është fajtor për veprën penale me të cilën akuzohej.

Kurse, pala e dëmtuar për kërkesën pasurore juridike, është udhëzuar në kontekst civil.

I akuzuari është obliguar që në emër të kompensimit të viktimave të krimit, të paguajë shpenzimet në shumë prej 30 euro, në emër të shpenzimeve gjyqësore të paguaj prej 100 euro, si dhe paushallin gjyqësor prej 50 eurosh.

Kundër këtij aktgjykimi, sipas gjykatëses Hoti, secila nga palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh.

Ndryshe, ish-Prokuroria e Qarkut në Prizren, më 13 dhjetor 2012 kishte ngritur aktakuzë ndaj Hilmi Zena nga Malësia e Vogël e Komunës së Rahovecit, duke e akuzuar se i ka shkelur në mënyrë të vrazhdë detyrimet e veta familjare ligjore, duke lënë në gjendje të rëndë shëndetësore bashkëshorten e tij, tani të ndjerën A. M.

Sipas aktakuzës, rasti ka ndodhur në atë mënyrë që pas gjakderdhjeve që i ka pasur  nga organi gjenital mbrëmjen e parë të martesës në shtëpinë e burrit të saj, mes datave 25,26,27 korrik 2011 dhe më 28 korrik 2011, në ora 15:00, A. M kishte vdekur.

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, më 16 shkurt 2017, kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit Zena.

Ndaj këtij aktgjykimi kishte bërë ankesë Prokuroria Themelore Gjakovë, për shkak të vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.

Më 11 prill 2018, Gjykata e Apelit, e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë, me ç’rast aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë, e ka anuluar dhe çështjen e ka kthyer në rigjykim dhe rivendosje.

Më Shumë

Kryetari i AAK-së në Prizren paralajmëron publikimin e skandaleve të pushtetit lokal

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në degën e Prizrenit, Besnik Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka paralajmëruar se javët...

Fetahaj pasi u shpall kampion me Suharekën: Ishte rrugëtim i vështirë – do jemi konkurrues edhe në Superligë

Klubi i FC Suharekës është shpallur kampion i Ligës së Parë, grupi A dhe edicionin e ardhshëm do të garojë në Superligën e Kosovës...

Lajmet e Fundit