19.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Dita e Flamurit dhe aktivitetet rrisin numrin e vizitorëve në Prizren

Përgjegjësit e monumenteve të historisë shqiptare në Prizren kanë pasur goxha punë në Ditën e Flamurit. Sipas tyre, të mërkurën, është shtuar numri i vizitorëve nga të gjitha trevat shqiptare.

E këta vizitorë kanë pasur mundësinë që të shohin edhe risi në qytetin e Lidhjes, duke filluar nga kompozicioni i shtatores së tre liderëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, piktura e restauruar e Gjergj Kastriotit e vitit 1878 e deri te murali i vendosur në sheshin e Lidhjes me portretin e Skënderbeut. Të gjitha këto aktivitete janë realizuar në vitin jubilar të 550-vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

“Prizreni pret e përcjell vizitorë të shumtë nga të gjithë hapësirat shqiptare në kuadër të shënimit të festës kombëtare”, ka thënë Parim Kosova, përgjegjës i Kompleksit Muzeor të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Jo të paktë kanë qenë edhe vizitorët nga Shqipëria që të mërkurën ka festuar 106-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Në Sheshin e Lidhjes, në Prizren, të mërkurën është vendosur murali me portretin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Murali është punuar nga artisti, Besart Gashi.

Piktura e restauruar e heroit kombëtar, e cila gjendet brenda Katedrales Zonja Ndihmëtare në Prizren, është zbuluar në një akademi solemne të organizuar nga Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, të martën mbrëma

Më Shumë

Moti sot i ngrohtë, temperaturat deri në 22 gradë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasdites pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht në zonat...

Ndërprerje në furnizimin e ujit në Prizren dhe Malishevë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar konsumatorët se sot me datën 26.04.2024 prej orës 10:20 për shkak të defektit të...

Lajmet e Fundit