6.3 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Rikthehet në tryezë opozita në Shqipëri

Palët politike (mazhoranca, opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare) pritet të mblidhen ditën e sotme (26 maj) në orën 11:00, pas bojkotit të takimit të fundit nga opozita e bashkuar në Këshillin Politik për reformën zgjedhore në Shqipëri.

Opozita e bashkuar u largua pas shembjes së godinës së teatrit duke dalë sërish në rrugë me protesta, por presioni ndërkombëtar, bëri që PD-LSI të bëjnë një hap pas dhe të ulen sërish në tryezë.

Ndërkohë Damian Gjiknuri i ka dërguar dy letra opozitës që të rikthehen në tryezë dhe të vendosnin një datë për takimin e radhës.

Për këtë Basha u mblodh me ekspertët e PD në selinë blu, nga ku deklaroi se ‘opozita nuk do të braktisë këtë tryezë dhe do të vijojë diskutimet për t’i dhënë shqiptare zgjedhje të lira dhe të largojnë Ramën një orë e më parë’.

Në takimin e sotëm janë shumë pika që pritet të diskutohet mes tyre dhe financimi i partiv, votimi elektronik, Kolegji Zgjedhor. Dy pika mjaft të rëndësishme që ndajnë palët janë kushti i PD-LSI për qeveri transitore për organizmin e zgjedhjeve deri sa vendi të jetë anëtar i BE dhe të arrijë standardet demokratike dhe kushti tjetër i Rudina Hajdarit se do të vendos veton nëse nuk ndryshohet sistemit elektoral, për të cilën PD, PS, LSI duket se nuk e kanë pjesë të axhendës së tyre politike, raporton Tch.

Më Shumë

Rahoveci, sonte e pret Yllin

Në kuadër të javës së 21-të të ProCredit Superliga, sonte me fillim nga ora 19:30, Rahoveci 029 përballet me Golden Eagle Ylli. Takimi pritet të...

Ndahet nga jeta profesori Hajdar Mallaku

Ka ndërruar jetë profesori Hajdar Mallaku, i cili deri në pension ka punuar  në gjimnazin "Gjon Buzuku" në Prizren. Ai  ka dhënë kontribut të çmuar...

Lajmet e Fundit