Rina Balaj sjell imazhe nga xhirimet e projektit të ri, merr vëmendje me dukjen atraktive

Këngëtarja e njohur, Rina Balaj është drejt finalizimit të një kilipi të ri, që pritet të publikohet së shpejti.

Kështu ka bërë të ditur ajo në disa postime që solli për fansat në rrjetin social Instagram, teksa mori vëmendje me paraqitjen unike dhe tejet atraktive.

Në foto e reja, Rina shihet e veshur vetëm ne një xhaketë elegante ngjyrë të gjelbër të cilën e kombinoi me taka të larta me platformë me ngjyrë rozë dhe çorape të bardha.

Foto: Rina Balaj/Instagram

“Ka kohë që nuk jemi parë”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e njërit postimi, ndërsa mori komente të shumta nga ana e ndjekësve.

Ndërsa, në postimin tjetër, krijuesja e hitit “Addiction” u pa me të njëjtën dukej derisa po xhironte klipin e shtrirë në një shtrat në ambient të jashtëm të rrethuar me lule.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që Rina po shijon suksesin e albumit të ri “Balerina” të cilin e lansoi në nëntor të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Më Shumë

Tetë vjet pa Fadil Vokrrin, legjendën e futbollit të Kosovës

Sot bëhen tetë vjet nga ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit, figurës më të shquar të futbollit kosovar dhe njërit prej sportistëve më të...

Dyshohet se fshehu 6 fletëvotime në Prizren, kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të komisionit zgjedhor

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve...

Lajmet e Fundit