Pas reshjeve, pastrohet rruga dhe trotuari në Rahovec

Pas reshjeve të mëdha të shiut të rënë ditëve të fundit përveç vërshimeve në bujqësi, probleme janë krijuar edhe në infrastrukturë rrugore, probleme këto që, sipas kumtesës për media nga komuna e Rahovecit, tani më janë evituar apo janë në evitim e sipër nga Komuna.

Përparim Krasniqi, drejtor i Shërbimeve Publike ka thënë se pas reshjeve të mëdha të ditëve të fundit, rruga “Gëzim Hamza-Piktori” në qytetin e Rahovecit ishte vërshuar nga ujërat e rrëmbyeshëm, ndërsa gjatë ditë së enjte operatori i kontraktuar nga Komuna, ka bërë pastrimin e rrugës dhe trotuarit të kësaj rrugë, përcjell KosovaPress.

Drejtori Krasniqi potencon faktin se intervenime në infrastrukturë si pasojë e vërshimeve, ka pasur edhe në rrugët tjera nëpër lokalitete të ndryshme të Komunës.

Më Shumë

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit