Rita Ora shoqërohet me shokun e Justin Bieber

88453Këngëtarja shqiptare Rita Ora, duket se është duke shëruar zemrën e saj të thyer me Khalil Amir Sharieff, shokun e Justin Bieber. Ajo ka postuar një foto me të në Instagram, nga ku shkruan, “Unë dhe kjo zemra e vogël”.

Ka qenë Calvin Harris, dixheji i famshëm që bëri me dije lajmin e ndarjes mes çiftit, në 6 qershor.

“Për të shmangur spekulimet – Unë dhe Rita kemi përfunduar marrëdhënien tonë disa kohë më parë,” shkroi Calvin Harris. “Ajo është e bukur, grua e talentuar dhe i uroj asaj gjithë të mirat”.

“Rita ka qenë pak e shqetësuar që Calvin postoi lajmin rreth ndarjes, por ajo është duke e marrë veten”, ka thënë një burim për shtypin anglez. “Ajo ka qenë me Khalil-in, por kush e di se sa kohë do të zgjasë mes tyre”.

Më Shumë

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Lajmet e Fundit