Fillon konsultimi me qytetar për emërtimin e rrugëve në Malishevë

MalishevaKomisioni komunal për emërtimin e rrugëve, ka filluar konsultimet me qytetarët, për emërtimin e rrugëve në Komunën e Malishevës.

Takimi i parë me qytetar do të mbahet në qytetin e Malishevës, ky qytetarët japin propozimet e tyre për emërtimin e rrugëve në qytetin e Malishevës, ndërsa në ditët në vijim, këto takime me qytetar do të mbahen në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës.

Sipas kryetarit të komisionit komunal për emërtimin e rrugëve në Komunën e Malishevës, Ahmet Rrahmanaj, do të merren propozimet nga vet banorët për rreth 1300 rrugë në tërë territorin e komunës dhe pas shqyrtimit të të gjitha propozimeve, këta emra do të kalojnë për miratim në Kuvendin e Komunës.

 

Më Shumë

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit