Qosja: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Rexhep QosjaAkademik Rexhep Qosja me rastin e 15 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga dhuna e përgjakshme e Millosheviqit, ka thënë se Kosova ishte e pushtuar që nga viti 1912 kur në Serbi kishte shumë, shumë Millosheviqa tjerë, jo më pak shtypës gjahtarë ndaj shqiptarëve sesa vet Millosheviqi.

Ai ka thënë se rruga që ka bërë Kosova gjatë këtyre viteve, prej qershorit 1999, kur u çlirua prej pushtimit serb nuk ishte e lehtë.

“Pamja e Kosovës, megjithatë është dukshëm më e mirë se ndonjëherë në historinë e saj”, ja thënë Qosja për ‘Epokën e re’.

Ai ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet t’i zgjidhin çështjet që presin të zgjidhen, që Serbia si kusht për zgjidhjen e atyre çështjeve që presin të kryhen, ta njohë Kosovën shtet të lirë.

Më Shumë

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit