8.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Rivotimi për Dragashin, ky është numri i fletëvotimeve që ka arritur deri më tani në KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar deri më sot 137 pako të supozuara me fletëvotime, për përsëritjen e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Dragashit, raporton Express

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar për Express se ky proces ka filluar më 29 nëntor dhe do të zgjasë më së largu deri më 13 dhjetor.

“Është duke vazhduar periudha për përsëritjen e votimit për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, e cila ka filluar më 29 nëntor. Deri këtë të hënë, KQZ ka pranuar 137 pako të supozuara me fletëvotime. Duke u mbështetur në ligj, KQZ do të pranojë fletëvotime më së largu deri më 13 dhjetor”, ka deklaruar Elezi.

Elezi tha se të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm 1 mijë e 90 votuesit jashtë Kosovës të komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021./GazetaExpress/

Më Shumë

Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj 5 të pandehurve për veprën [penale...

Ish-zëvendësministri Hoxha: Kosova është në krah të SHBA-së, s’ka vend për panik se mund të ketë sulme

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, në një prononcim për FrontOnline është deklaruar lidhur me thirrjet në rrjetet sociale ku disa përdorues serbë...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit