4.7 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Robert Ndrenika probleme me zemrën, Tartufi shtyhet për në maj

robert-ndrenika-300x234Ditën e dielë, aktori 73-vjeçar Robert Ndrenika ka pasur disa komplikacione shëndetësore, ndërsa mjekët janë shprehur se duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Gjendja e tij shëndetësore ka bërë që komedia “Tartufi” ta shtyjë premierën për në maj

Ditët e janarit e gjetën mbi skenën e Teatrit Kombëtar, ku bashkë me trupën e aktorëve kishin nisur provat intensive për premierën e komedisë “Tartufi”. Do të luante rolin e Orgonit të Molierit, duke u gjendur sërish përkrah aktorit Viktor Zhusti, me të cilin ishte shfaqur së fundi për publikun në komedinë “Djemtë gazmorë”. Por një problem me zemrën e ka detyruar Artistin e Popullit të mos jetë më pjesë e trupës së aktorëve, ku spikat rikthimi i kastës së vjetër shumë të dashur nga publiku si Justina Aliaj, Rajmonda Bulku, Vangjel Toçe e Mehdi Malkaj.

Pas shqetësimeve që ka ndjerë ditët e fundit, Ndrenika i është drejtuar me këmbët e tij shërbimit të urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm. Ai po ndiqet nga shefi i Kardiologjisë në QSUT, Artan Godo dhe mjekët kanë vlerësuar se aktori i madh duhet të kryejë një ndërhyrje “bypass” në zemër. Premiera e “Tartufit” e menduar për datën 16 janar, është lajmëruar se do të shtyhet për në muajin maj.

Në një njoftim, Teatri Kombëtar ka sqaruar se ky është një spostim i detyruar për shkak të gjendjes shëndetësore të aktorit të mirënjohur Robert Ndrenika, por nuk ka sqaruar nëse kjo kohë është lënë për rikuperimin e aktorit apo regjisori Erion Kame do të gjejë aktorin për të zëvendësuar Ndrenikën në rolin e Orgonit. Shfaqja e pritur prej 20 vitesh në skenën e Teatrit Kombëtar- kaq ka kaluar nga hera e fundit kur kryevepra e Molierit është vënë në Shqipëri – do të zëvendësohet në ditët e Kalendarit Teatral nga shfaqja “Shtëpia pa dritare”, e cila do të vihet në skenë në datat 17 dhe 18 janar.

Më Shumë

Emërime të reja në Dragash: Qafleshi-Skeraj shefe e Kabinetit të Kryetarit, Halili drejtor i Administratës

Komuna e Dragashit ka njoftuar sot për dy emërime të reja në pozitat udhëheqëse të administratës komunale. Sipas njoftimit, Arijeta Qafleshi Skeraj është emëruar shefe...

Zhduket një burrë në Suharekë

Një person në Suharekë është raportuar i zhdukur që nga 15 dhjetori. Bazuar në informacionet e Policisë, viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk është...

Lajmet e Fundit