14.8 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Robin Krasniqi: Ja kur do të rikthehem në ring

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi në një intervistë të realizuar për emision “Sports Show” të Klan Kosovës ka rrëfyer rreth lëndimit të tij, kur do të rikthehet në ring, e shumëcka tjetër.

Krasniqi tregon se është operuar në dorë aty ku kishte probleme shumë kohë më parë dhe me këtë lëndim është dashur të garonte këtë ndeshjen e fundit.

“ E kam një lëndim që e mbaj një kohë të gjatë, më shumë se një vit e gjysmë, sidomos në ndeshjen e fundit kam pas shumë probleme sepse nuk kisha mundi ti mbaja duart lart”, tha fillimisht ai.

Por kur do ta shohim në ring Robinin.

“Më katër tetor e kam bërë dorën operacion, që dy muaj e gjysmë jam duke i bë disa terapi. Po besoj nga fundi i marsit do të rikthehem”, e përfundoi deklaratën e tij Krasniqi.

Më Shumë

Ndeshje pa shikues dhe gjobë e majme për Lirinë

Pas ndeshjes Liria-Vushtrria dhe inicimit të procedurës disiplinore nga KG, KDE ka marrë sot vendimin për parregullsitë në atë duel. VENDIMI I KDE: I.KF “Liria“. Lëshim...

Aroma e pitalkës që tradicionalisht përcjell darkat e Ramazanit në Prizren

Asgjë nuk mund të krahasohet me aromën e pitalkës kur bie muzgu i mbrëmjes dhe je duke ecur pranë furrave të bukës nëpër qytet...

Lajmet e Fundit