1.6 C
Prizren
E martë, 4 Shkurt, 2025

Rockets fitojnë trilerin ndaj Lakers

Ndeshje fantastike mes dy skuadrave nga Konferenca e Perëndimit.

U deshën dy herë nga pesë minuta shtesë që të përcaktohej fituesi i ndeshjes mes Houston Rockets dhe Los Angeles Lakers.

Ekipi nga Teksas ia doli që në fund të triumfonte 148:142, për të ndalur serinë prej pesë humbjesh rresht.

Vendimtar në këtë fitore ishte Chris Paul i cili 15 nga 28 pikët që kishte realizuar i shënoi gjatë kohës shtesë, transmeton KosovaPress. James Harden lëshoi fushën gjatë kohës së rregullt pas një lëndimi dhe deri në ato çaste kishte realizuar 40 pikë.

Lakers që lëshuan avantazhin prej 17 pikësh gjatë takimit, thellojnë krizën dhe tani janë ekipi i fundit në Konferencën e Perëndimit.

Humbje befasuese e Oklahoma City Thunder që në shtëpi u mund nga Dallas Mavericks, 113:116.

As triple-double prej 38 pikëve, 15 kërcimeve dhe 11 asistimeve nga Russell Westbrook nuk kreu punë për ekipin e Oklahomas.

Fiton Boston Celtics ndaj Brooklyn Nets 108:105. Kyrie Irving me 28 pikë ishte më i miri në fushë për Celtics që me këtë triumf çojnë në 30 numrin e fitoreve këtë stinor.

Më Shumë

Ambasadori britanik viziton Dragashin, vlerëson tolerancën dhe bashkëjetesën ndëretnike

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot Komunën e Dragashit, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini,...

Mes eliminimit dhe kualifikimit, natë e zjarrtë në Ligën e Kampionëve

Manchester City duhet ta mposht patjetër Bruggen për të shmangur eliminimin nga Liga e Kampionëve. Në situatë të ngjashme është edhe Paris Saint-Germaini, që patjetër...

Lajmet e Fundit