8 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Rohan: Në veri, të shtrihet “dora” e shtetit

Me përjashtim të veriut, ku është e nevojshme një shtrirje më e madhe e “dorës” së shtetit, Plani i Ahtisaarit është zbatuar mirë në Kosovë. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” Albert Rohan, ish-zëvendësi i të dërguarit të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për procesin e statusit të Kosovës, Marti Ahtisaari, 8 vjet pas prezantimit të këtij Plani, në bazë të të cilit Kosova një vit më pas e shpalli pavarësinë nga Serbia.

Edhe Rohan tashmë është rreshtuar në krahë të shumë diplomatëve të tjerë evropianë dhe amerikanë, të cilët po i kërkojnë Kuvendit të Kosovës, që ta themelojë Gjykatën Speciale, pasi që, siç thotë ai, në të kundërtën atë do ta themelojë komuniteti ndërkombëtar.

“Një Gjykatë Speciale është instrumenti i duhur dhe kjo është një shenjë e pjekurisë së shoqërisë së Kosovës që një gjykatë e tillë të themelohet nga Parlamenti i Kosovës në vend se një gjë të tillë ta bëjë komuniteti ndërkombëtar”, ka shtuar Rohan.

Gjatë kësaj interviste për gazetën ai ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, emigrimin e kosovarëve për në vende të ndryshme të BE-së, problemet ekonomike të vendit, luftimin e korrupsionit, radikalizmin fetar, etj.

Më Shumë

“Ciceronët e Rinj” shënojnë 17 Shkurtin në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka organizuar aktivitetin edukativ...

Nikqi rikthen buzëqeshjen, Liria fiton pas eliminimit nga Kupa

Pas zhgënjimit në Kupën e Kosovës, ku u eliminua në debutimin e trajnerit të ri Ismet Munishi, Liria e Prizrenit është rikthyer te fitorja në...

Lajmet e Fundit