18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Romani për Luftën Civile në Spanjë merr çmimin më prestigjioz francez

Romani “Charlotte”Ish-psikiatrja ka fituar çmimin më prestigjioz francez për letërsi, “Prix Goncourt”, me romanin e saj për Luftën Civile në Spanjë. Libri i Lydie Salvayres “Pas Pleures” (Mos qaj), eliminoi nga gara edhe autorin francez bestseller, David Foenkinos.

Salvayre (66), prindërit e së cilës ishin republikanë të dëbuar nga regjimi i Francos në Spanjë, u rrit afër qytetit Touluse në jugperëndim të Francës, duke folur spanjisht. Ajo mësoi frëngjisht tek kur u fut në shkollë fillore. Veprat e saj të mëparshme janë përkthyer në më shumë se 20 gjuhë dhe janë përshtatur si shfaqje teatrale.

“Jam shumë e lumtur dhe e prekur”, ka thënë Salvayre para gazetarëve pasi që u emërtua fituese në ceremoninë që u mbajt në restorantin “Drouant” në Paris, vendi tradicional ku organizohet ceremonia. “Pas Pleurer” është përzgjedhur si romani fitues në rundin e pestë të votimit të jurisë me pesë vota për dhe katër kundër, duke e mposhtur romanin “Meursault Contre-enquête” të kolumnistit dhe romancierit algjerian Kamel Daoud.

Romani “Charlotte” i Foenkinos konsiderohej favorit për të fituar çmimin këtë vit, ndërsa prapa tij mendohej se do të jetë Daoud. Rrëfimi në romanin e Salvayres gërsheton përvojën e nënës së saj, e cila rrëfen për Luftën Civile Spanjolle, me atë të shkrimtarit djathtist francez Georges Bernanos. Ngjarja zhvillohet në verën e vitit 1936.
“Ne kemi dashur të shpërblejmë romanin që ka kualitete të larta letrare dhe një libër me shkrim origjinal.

Edhe nëse pendohem më duhet ta them se ndonjëherë kishe shumë fjalë në spanjisht”, ka thënë presidenti i akademisë, Berndard Pivot. Ashtu sikur edhe fituesit e kaluar, Salvayre është fituese e çmimit simbolik prej 10 eurosh, por pritet që libri të shitet deri në 400 mijë kopje. Në vitin 2013 shitjet e romanit të Pierre Lemaitre, “Au Revoir là-haut”, kanë shkuar nga 30 deri në 620 mijë kopje. “Prix Goncourt” ndahet për autorin e “prozës më të mirë dhe më imagjinative të vitit”.

Ky çmim ka marrë emrin nga, autori, kritiku dhe publicisti Edmond de Goncourt, i cili ka dashur që pasuria e tij të shfrytëzohet për themelimin e “Académie Goncourt”, për ta bërë si ngjarje vjetore ku ndahen çmime për letërsi. Në mesin e fituesve të këtij çmimi hyn edhe Marcel Proust me “Search of Lost Time”, Simone de Beauvior për romanin “The Mandarins, Andre Malraux me romanin “Man’s Fate”, Marguerite Duras për romanin “The Lover”, Johathan Littell për romanin “The Kindly Ones” dhe Michel Houellebecq për romanin “The Map and the Territory”.

Fituesi i parë, në vitin 1903 ishte John-Antonie Nau, për librin e tij “Force Ennemie”, i cili është përkthyer në anglisht tek në vitin 2010.

Më Shumë

27-vjeçari nga Kosova përplas për vdekje këmbësorin në Rrugën e Kombit

Një shofer nga Kosova ra në prangat e policisë në Kukës pasi përplasi për vdekje një person. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur...

Ngritet aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë për drogë dhe kalim ilegal të kufirit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.D., shtetas i Shqipërisë, i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit