13.6 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Ronaldinho i dërgon mesazh Leo Messit

Ronaldinho i ka bërë thirrje Lionel Messit të qëndrojnë në Barcelonë dhe kësaj të fundit ta tërheqë fanellën me numrin 10 pas pensionimit të tij.

E ardhmja e Messit mbetet e pazgjidhur, të paktën zyrtarisht. Raportohet se argjentinasi ka arritur marrëveshje me klubin për ripërtëritjen e kontratës, por zyrtarizimi mungon, raporton Gazeta Express.

Kjo gjendje i ka shqetësuar tifozët e Barcelonës dhe edhe më shumë ish-bashkëlojtarin e Messit, Ronaldinhon, i cili mezi e pret lajmin për qëndrimin e 34-vjeçarit.

“Messi duhet të qëndrojë”, tha Ronaldinho për TuttoMercato.

“Kur të pensionohet Messi, që të cilën shpresoj se do ta bëjë pas një kohe shumë të gjatë, ai mund ta lërë pas numrin 10 dhe askush nuk do të luajë me të në shpinë”, shtoi ai.

Ronaldinho dhe Messi luajtën së bashku në ditët e para të Messit në ekipin e parë katalonas. /Gazeta Express/

Më Shumë

Akademik e autor i mbi 30 librave – kush ishte Rexhep Qosja?

Rexhep Qosja, i cili vdiq sot në moshën 90-vjeçare, ishte një ndër personalitetet më të rëndësishme të letërsisë, kritikës letrare dhe mendimit intelektual shqiptar....

Vdes akademiku Rexhep Qosja

Akademiku Rexhep Qosja ka vdekur të enjten në moshën 89-vjeçare, kanë njoftuar familjarët e tij. Familjarët kanë njoftuar po ashtu se ka përfunduar edhe ceremonia...

Lajmet e Fundit